Qindra të rinj orthodhoksë pushuan në kampingjet e ngritura nga Kisha jonë
Zvërnec, Vlorë
Kamping mes natyrës së mrekullueshme
– Për të dytin vit kampingu i djemve zhvillohet në mjediset e rinovuara tërësisht pranë Manastirit të
Perëndilindëses në Zvërnec –
Kampingu i djemve i or-
ganizuar nga Kisha jonë për
të dytin vit u zhvillua mes
natyrës së mahnitshme të
ishullit të Zvërnecit, ku
ngrihet edhe Manastri ku-
shtuar Fjetjes së Shën Ma-
risë, si dhe një kishë e Trinisë
së Shenjtë. Për këtë, mjediset
e Manastrit pësuan një
rinovim të plotë, duke u ri-
konstruktuar çatitë e tavanet,
suvaja, dyshemetë, mjediset
higjieno-sanitare etj., ku nuk
mungonin edhe dushet e
rregullta.
Kampingu u organizua me
dy turne, ku në të parin mo-
rën pjesë 110 fëmijë e të rinj
të moshave 14-18 vjeç (5-20
korrik) nga e gjithë Shqipë-
ria, ndërsa në të dytin pushu
an 85 të rinj, të moshave 18-29
vjeç (23 korrik — 7 gusht).
I gjithë programi ishte.një
kombinim i mësimit shpirtë-
ror me lojëra të ndryshme, që
i dhanë atij larmi e bukuri të
veçantë. Çdo ditë, pas zgjimit
dhe ngritjes së flamurit, të
rinjtë merrnin pjesë në Shë-
rbesën e Mëngjesores, si dhe
në Liturgjitë Hyjnore në ditët
e kremte, për të vazhduar me
bisedën shpirtërore për Un-
gjillin e ditës. Më pas, dy gru-
pe punonin në kuzhinë e për
pastrimin e rregullimin e
territorit të kampit, ndërsa të
tjerët i drejtoheshin kaltërsisë
së pakrahasueshme të detit.
E një e veçantë ishte edhe ba-
rka me velën me kryqin në
mes, e cila i mësonte me buku-
rinë e të lundruarit dhe pse
jo, i bënte të ëndërronin histo-
ri e aventura të kohëve të
shkuara…
Mbasditja i ishte kushtuar
lojërave e veprimtarive të për-
bashkëta, si futbolli apo ping-
pongu, por edhe shfqjeve
dramatike e argëtuese të
përgatitura nga të rinjtë. Të
ftuar në kamp erdhën edhe
ushtarët e repartit aty pranë,
me të cilët u luajt një ndeshje
futbolli.
Pastaj të rinjtë mblidhe-
shin së bashku për të biseduar
për tema shpirtërore të li-
dhura me aktualitetin, që
pasohej nga Mbrëmësorja dhe
Pasdarka. Të gjitha shërbesat
kryheshin në kishën e Ma
nastirit, por nuk munguan
edhe Parakliset e të Tërë-
shenjtës të kryera në Kishën
e Trinisë së Shenjë, në anën
tjetër të ishullit.
Në ditët e kampingut nuk
munguan edhe miqtë, si Mi-
tropoliti i Beratit, Hirësia e Tij
Ignati, që kaloi një ditë mes
të rinjve dhe veanërisht dy
vizitat e Kryepiskopit Anastas
dhe bisedat e Tij të ngrohta
me të rinjtë. Gjithashtu, pati
edhe veprimtari në vende të
tjera, siç ishte vizita në
Portopalermo, një ditë me të
vërtetë e paharruar.
Të gjithë të rinjtë u largu-
an më të pasur shpirtërisht
dhe me miqësi të reja, por
edhe me dëshirën e fuqishme
për t’u rikthyer vitin tjetër, siç
e shprehte edhe rasti simbolik
i një djali që kishte marrë
pjesë në kampingun 1998 dhe
sivjet u kthye nga Gjermania,
vetëm e vetëm për t’iu ba-
shkuar përsëri shokëve.
D.S.