EmailFacebookKontakt

15 Gusht – Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë

15 Qtisftt – 5jetja e 5iyjMëses së Tërësfienjtë
Ikonë nga Onufër Qiprioti, filllimi i shek. XVII
Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në
15 gusht, e paraprirë nga dy javë kreshmimi
dhe përkujton vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin
e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor”
nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit,
në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore
dhe shpirtërore.
Tradita e Kishës thotë që Maria vdiq, si të gjithë
njerëzit, jo “vullnetarisht” si Biri i saj, por si
pasojë e natyrës së vdekshme njerëzore, e cila
është e lidhur në mënyrë të padukshme me
prishjen e kësaj bote. Kisha Orthodhokse na
mëson se Maria nuk ka mëkate personale.
Megjithatë, në Ungjillin e festës, në shërbesat
liturgjike dhe në ikonën e Fjetjes, Kisha shpall,
se Maria, me të vërtetë kishte nevojë të
shpëtohej nga Krishti, ashtu si të gjithë njerëzit
janë shpëtuar nga mundimet, vuajtjet dhe
vdekja e kësaj bote; dhe mbasi fjeti, ajo u ngjall
nga Biri i saj si Nëna e Jetës dhe se tani merr
pjesë në jetën e amëshuar të Parajsës, e cila
është përgatitur dhe i është premtuar të gjithë
atyre që “e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe
e ruajnë atë” (Lluka ll;27-28).
Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte, në
fjetjen tënde s’e harrove botën, o
Hyjlindëse. Në jetën e qiellit shkove, o
Nënë e Jetës, me lutjet tuaja çliro
shpirtet tona prej vdekjes (Përlëshorja).
Zonjën që është e pafjetur për ndërmjeti-
me dhe shpresën tonë të patundur për
çdo mbrojtje, varri dhe vdekja s’e
zotëruan dot, se ishte Nëna e Jetës dhe
përsëri në jetë e çoi, ai që banoi në gjirin
e saj të virgjër (Shkurtorja).