DUAJE ARMIKUN
Njëherë, gjenerali Silvester Ugo po kalonte
përmes fushës së betejës. Papritur dëgjoi një
klithmë: ishte një ushtar armik i plagosur, që
kërkonte ujë. Gjenerali nxori paguren, por ndërkohë
që po matej t’i jepte të pinte, i plagosuri nxori
pistoletën dhe e qëlloi, por fatmirësisht pa e prekur.
Po, gjenerali trim nuk u tërhoq dhe u përkul përseri
me paguren në dorë.
Duhet guxim dhe humanizëm për të treguar
dashuri për armikun. Për këtë edhe Zoti ynë na
mëson: “Në qoftë se armikuyt ka uri,jepi të hajë, në
pastë etje, jepi të pijë” (Rom. 12:20).