Mgct shenjtorët e muajit
Mbretëresha Irini (13 gusht)
Përpara se të bëhej mbretëreshë
quhej Piriska. Ishte vajza e mbretit
dhe shenjtori të dashur për popullin
Hungarez, Ladislautl (1041-1095). Si
rezultat i aftësive fiziko – shpirtërore
të saj, u preferua nga mbretërit biza-
ntinë Aleksi I ( 1081-1118) dhe Irini
për ta marrë si nuse të djalit të tyre
Joan Komninit II (1118- 1143).
Pasi rriti dhe edukoi shtatë ( ose
tetë) fëmijët e saj, u përkushtua e tëra
në shënjtërim, të cilin e kishte ëndë-
rruar që në fëmijëri. E butë, komuni-
kuese, e përulur, shikonte me realizëm
kotësinë e pasurisë dhe të lavdisë.
Lutej, veçanërisht pranë Psaltirit,
ndërmjetonte në favor të të pambroj-
turve, jepte lëmoshë, mbronte jetimët
dhe gratë e veja, ndihmonte manasti-
ret dhe mbante kreshmë të fortë.
Gjithashtu themeloi manastirin e
Pandokratorit ( Plotfuqishmit), më
madhështorin në Kostandinopojë, për
shkak të të cilit ajo mbeti e pavdek-
shme në kujtimin e Bizantit. Kur po
ndërtohej manastiri, mori burrin e saj
dhe sapo hynë në kishën e tij, ra në
dysheme dhe me lot në sy iu lut atij ,
që të merrte nën kujdes kishën, që e
kishte ndërtur për t’ia dedikuar atij.
Nuk do ngrihej që andej, në qoftë se
s’do t’i plotësohej kërkesa! Kur ai e
pranoi kërkesën, ajo me shumë gëzim
i kërkoi që të merrte nën mbikqyrje
manastirin, në mënyrë, që ai të ndërto- I
hej dhe më i bukur. Me të vërtetë më i I
shquari i Komninëve, Joani dha ndih- I
më të madhe dhe kështu vazhduan pu- I
nimet për manastirin. Nga burime të I
tjera del se bashkëshorti ishte ndërtu-
esi i Manastirit (ktitor). Oshënarja u
bë murgeshë, duke marrë emrin Kseni
(nuk dihet saktësisht koha) dhe fjeti
në Vithini, të Konstandinopojës
(1134). U varros në manastirin e Pan- I
dokratorit, ashtu si dhe burri e djali i
i saj Manuil I dhe të tjerë (1143-
1180).
Kompleksi manastirial i Pan
dokratorit që nga viti 1136 kishte një
spital me shërbime të ndryshme
brenda tij, si kirurgji, ofthalmiatri, |
gjinekologji, si dhe dy klinika pa- I
thologjie, të cilat ishin të padëgjuara
për atë periudhë. Gjithashtu, kishte
dhe një azil dhe një shkollë mjekësore.
Numri i murgjve arriti në 700 dhe në
të kremten e Metamorfozës atje
shkonte për të marrë pjesë në Li-
turgjinë Hyjnore perandori. Në kohën
e kryqëzatave manastiri u shndërrua |
në pallat dhe igumen i tij u bë një I
princ i huaj. Në atë kohë, ikonat e I
veshura me ar dhe gurë të çmuar u I
rëmbyen dhe u çuan në Kishën e Shën I
Markut në Venecia (Itali).