EmailFacebookKontakt

Berat – Një vit mirënjohje dhe falenderime

Një vit nga Fronëzimi i Mitropolitëve të rinj
«. ^. ^ _ „^,™. ^ « „^ / V ^ ^ «.„””/ ^ί «J».*” ^—«^. «^
Berat
Një vit mirënjohje dhe
falenderime
– Në përvjetorin e parë të Fronëzimit si Mitropolit i
Beratit të Hirësisë së Tij Ignatit –

Një vit më parë
qyteti 2400 vjeçar
të Beratit i takonte
nderi të kishte i
pari Mitropolitin,
pas natës së gjatë
të diktaturës. Të
shtunën, 18 korrik
1998 qindra qyteta-
rë beratas dhe kle-
rikët e Dioqezës, së
bashku me autori-
tetet më të larta e
kryetarët e komu-
niteteve lokale fe-
tare, u mblodhën në
Kishën e Shën Spi-
ridhonit në Lagjen
Goricë, ku në prani
të Kryepiskopit
Anastas dhe të
miqve nga Patrika-
na Ekumenike, Mi-
tropolitëve i Pergjit
Evangjellos dhe i Filadelfisë
Meliton, u krye ceremonia e
Fronëzimit.
“Stacion të bekuar në
udhën e Kishës së Shqipë-
risë”, do ta quante Kryepi-
skopi këtë ditë në fjalën e Tij,
ndërsa Hirësia e Tij Ignati kë-
rkonte nga besimtarët “Lu-
tuni për mua, sepse lutja e
besimtarit ka shumë fuqi” dhe
premtonte, se “Kujdesi jonë do
të jetë i pandërprerë”. Dhe
kështu ndodhi.
Shpejt Hierarku i ri i
Dioqezës fitoi respektin e
dashurinë jo vetëm të besim-
tarëve, por edhe të qytetarëve
të besimeve të tjera, duke u
qëndruar afër sa ka mundur
shqetësimeve e problemeve të
tyre dhe, duke dhënë kontri-
butin e tij në zgjidhjen e tyre.
Edhe në momentet e emergje-
ncës së të ardhurve nga dhu-
na në Kosovë, ai iu ndodh afer,
në spitale e kampingje, siç u
qëndron afër edhe të varfërve
të Mitropolisë që drejton. Çdo
ditë dyert e Imzot Ignatit janë
Hirësia e Tij Ignati gjalë kremlimit në Kishën c
Shën Spiridhonit
të hapura për të dëgjuar çdo
shqetësim e problem nga dio-
qeza e besimtarët. Fjala e tij,
me gjuhë shpirtërore dhe
nivelin e lartë të një intele-
ktuali të shquar orthodhoks,
të fut në rrugën e shpresës,
qëtësisë dhe besimit. Dhe
tani, me mbarimin e Mitropo-
lisë së re, e gjithë puna do të
bëhet edhe më ehkase.
Në ditën e përvjetorit të
parë të Fronëzimit, në Kishën
e Shën Spiridhonit u krye një
Liturgji Hyjnore e drejtuar
nga Hirësia e Tij Ignati në
prani të klerikëve të dioqezës
e shumë besimtarëve. Hirësia
e Tij në fund falenderoi të
pranishmit dhe bëri një
pasqyrë të punës së bërë dhe
asaj që e pret Dioqezën në të
ardhmen. Gjithashtu, Mi-
tropoliti priti edhe urimet në
rezidencën e tij nga Prefekti,
kryetari i Bashkisë, kryetari
i Këshillit të Rrethit, kryetarët
e komuniteteve të tjera fetare,
intelektualë, besimtarë etj.
Sotiraq Mishaxhi