Më 30 korrik kremtohet sipas kale-
ndarit të ritit sllav Shën Marena. Në kë-
të ditë, në manastirin kushtuar shenj-
tores në Bezmisht të Prespës mblidhen
banorë nga e gjithë zona, e banuar nga
minoritarë maqedonas. Mitropoliti i
Korcës, Hirësia e Tij Joani, duke u kuj-
desur dhe për këtë zonë, çoi në këtë ditë
të shënuar për besimtarët 2 klerikë, At
Vasil Skordilevën e At Sotir Dinkën (i
pari e njeh ritin sllavisht), për të kryer
ILiturgjinë Hyjnore. Por ata, megjithëse
shkuan shumë herët në mëngjes, gjetën
atje dy klerikë të ardhur nga Republika
ish-Jugosllave e Maqedonisë dhe më vo-
në erdhi edhe Mitropoliti Peter i Bitolës,
të gjithë të ardhur nëpërmjet liqenit, pa
respektuar regjimin kufitar.Klerikët e përtejkufirit këmbën-
gulën, se do meshonin ata ose së bashku,
por priftërinjtë tanë nuk pranuan dhe u
tërhoqën mënjanë, për të mos krijuar ko-
nflikte në një ditë ë tillë feste. Pas Litur-
gjisë Hyjnore, Episkopi Peter nuk pranoi
j as të bisedonte me klerikët shqiptarë.
j Kjo i revoltoi pa masë një grup besimta-
। rësh të ardhur nga Korça, të cilët prote-
। stuan pranë prefekturës, drejtorisë së re-
ndit e deri në Qeveri dhe pranë amba-
sadës së FYROM.
Dihet qartë nga të gjithë, se parimi i
Kishës Orthodhoksë është shtet më yete
– kishë më vete dhe kështu, të 9 fshatrat
e minoritetit sllav të Prespës kanë qenë
gjithmonë nën juridiksionin e Mitropoli-
së së Shenjtë të Korçës. Ndaj, askush
nuk ka të drejtë të ndërhyjë e të meshojë
pa marrë më parë lejen e Mitropolitit të
zonës (për më tepër, Kisha Orthodhokse
e Maqedonisë nuk është e njohur nga
asnjë kishë tjetër orthodhokse e botës).
Për fat të keq, kjo nuk është hera e
parë që ndodhin incidente të tilla. Sa
herë ka festa në Prespë, priftërinjtë e
Kishës sonë kanë patur probleme me
priftërinj të ardhur nga vendi fqinj pa
leje, madje, duke kapërcyer kufirin në
mënyrë ilegale. Ndaj, kjo duhet të sen-
sibilizojë autoritet shtetërore, për të
zbatuar ligjet shqiptare. Dhe nuk duhet
harruar, se ky Mitropolit maqedonas ka
kryer edhe më parë veprime që cënojnë
autoqefalinë e Kishës Orthodhokse Shqi
ptare, siç ishte hirotonia antikanonike
më 1995 e një njeriu nga Elbasani.
Korresp. i “Ngjalljes”