EmailFacebookKontakt

2 gushti 1992 – Dita e ringritjes Kanonike të Kishës sonë

2 gushti 1992 – Dita e ringritjes Kanonike të Kishës sonë
Akt që u bë baza e rimëkëmbjes së
vrullshme të Kishës sonë
2 gushti i vitit 1992 ka hyrë i
veçantë në historinë e Kishës
sonë. Ai ishte dita e Fronëzimit
të Kryebariut tonë, Fortlumtu-
risë së Tij Anastasit dhe nisja e
një ringritjeje të vrullshme, gati
të pabesueshme, të Orthodhoksi-
së në Shqipëri. Por, në simbo-
likën e tij, 2 gushti është në ra-
dhë të parë ringritja kanonike e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Me daljen nga terri
i gjatë ateist, nevojat ishin të
shumta; mungonin klerikë, ki­
sha, fonde… Por, mbi të gjitha,
mungesa e episkopëve bënte që
Kisha jonë të humbiste vendin
si e barabartë mes të barabar-
tëve, që i takonte si Kishë Auto­
qefale, ndërmjet Kishave të tjera
Orthodhokse. Madje, nga anë të
ndryshme u vu në dyshim edhe
qenia e saj më vete .
Dhe të gjitha këto i kapërceu
2 gushti i vitit 1992. I kapërceu
dëshira e vullneti i besimtarëve
orthodhoksë të Shqipërisë, për ta
patur Kishën e tyre si më parë,
madje edhe më të fuqishme e të
organizuar; i kapërceu mbë-
shtetja e madhe e Patrikanës
Ekumenike, si Kisha mëmë që
kishte dhënë Autoqefalinë, e cila
u kujdes që situata e vështirë të
kalohej sa më shpejt; Dhe mbi të

gjitha, vështirësitë i kapërceu
përkushtimi tek Perëndia, për-
pjekjet titanike, aftësitë e njohu-
ra botërisht dhe pranimi i këtij
kryqi të vështirë nga Fortlumtu-
ria e Tij, Prof. Dr. Anastasi. Ndaj
edhe 2 gushti u kundërshtua aq
shumë nga ata që nuk donin, që
Kisha jonë të ringrihej e të ecte
përpara. Por, po për këtë arsye
ishin aq të shumtë ata, që të
verbuar në çastet e para nga
propaganda e shfrenuar ku-
ndër Kryepiskopit nga disa
qarqe thellësisht antiorthodho-
kse, u ndriçuan më pas nga
Çast nga dreka e rastit

drita e ringjalljes së besimit
dhe e veprës së tij.
Janë këto arsyet që çdo 2
gusht kthehet jo vetëm në një
kremtim të Fronëzimit, por
edhe festim për ringritjen ka­
nonike të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Si-
vjet, ato nisën me Liturgjinë
Hyjnore në Kishën Katedrale
“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, ku
krahas Kryepiskopit celebruan
edhe Hirësia e Tij Ignati dhe Hi-
rësia e Tij Joani, së bashku me
dhjetëra klerikë të ardhur nga
(Vijon në faqen 2)

(Vijon nga faqja. 1)
të gjitha dioqezat. Në
fund ishte çasti i kujtimit,
urimit e falenderimit, kur
në emër të të gjithëve
këto ndjenja i shprehu
kleriku i parë i hiroto-
nisur nga Fortlumturia e
Tij, At Jani Trebicka, i cili
theksoi ndër të tjera:
“Në rrugën Tuaj të
mundimshme, por të she-
njtë, u luftuat nga shumë
njerëz, që nuk donin
përparimin e orthodho-
ksisë në Shqipëri. Por me
durimin, përulësinë, dre-
jtësinë dhe largpamësinë
tuaj dolët gjithmonë fi-
timtar, se Zoti ishte gjith-
monë me ju; dhe Krishti
gjithnjë fiton. Më kujto-
het 5 vjet përpara, më 2
gusht të vitit 1994, në
vendosjen e gurit themel-
tar në Katedralen e Ko-
rçës, ku ju u shprehët
“Shumë vetë na hodhën
gurë dhe këta gurë do t’i
mbledhim dhe do të
ndërtojmë një kishë” dhe
i ndërtuat kishat Fort-
lumturi dhe jo vetëm ki­
shat madhështore, por
edhe kishat e vogla në ze-
mrën e çdo besimtari or-
thodhoks. E lartësuat
shpirtërish popullin be-
At Jani Trebicka, duke uruar Kry episkopin
simtar… Më lejoni, që në
emër të të gjithë klerikë-
ve e besimtarëve, t’iu uroj:
Jetë të gjatë, me shëndet,
me paqe, i nderuar dhe
shpjegues i së vërtetës të
Krishtit dhe të paçim për
shumë e shumë vjet në
krye të Kishës sonë Or­
thodhokse Autoqefale!”.
Edhe Kryepiskopi
falenderoi të pranishmit,
duke theksuar për të
gjitha vlerat dhe kupti-
min e veçantë të kësaj di-
te. Në fund ishin të shu-
mtë besimtarët që i dhu-

ruan tufa me lule dhe e
uruan Tër shumë vjet, o
Kryezot!”.
Më pas u shtrua një
drekë në Hotel “Tirana”, i
ngritur mbi tokën e ka-
tedrales së shkatërruar
të kryeqytetit, ku va-
zhduan urimet e falende-
rimet nga thellësia e ze-
mrës. Ndërsa mbasdite u
bë një efqeli, e cila tashmë
është kthyer në traditë në
këtë ditë të shënuar për
besimtarët orthodhoksë
të Shqipërisë.
Korresp i “Ngjalljes”