EmailFacebookKontakt

Patriku Aleksei për heqjen e Mazoleut të Leninit

Patriku Aleksei për heqjen e
Mazoleut të Leninit
Gjatë një bisede me gazetarë rusë, Patriku
Aleksei II u shpreh në favor të heqjes të Mazoleut
të Leninit nga Sheshi i Kuq në Moskë. Eshtë hera e
parë që Primati i Kishës Orthodhokse Ruse merr
pozicion për këtë çështje mjaft të debatuar në Rusi.
Nostalgjikët e komunizmit janë mjaft të fuqishëm
në disa shtresa të popullsisë dhe i kundërvihen me
forcë kësaj ideje, por sipas një sondazhi të fundit,
rreth 57 për qind e popullsisë janë dakord që trupi
i Leninit të hiqet nga vendi ku ka qëndruar i
balsamosur për afro 75 vjet dhe të varroset në Shën
Pietërburg, pranë të afërmve. Gjithashtu, Patriku
u shpreh në favor të heqjes së të gjitha varreve të
revolucionarëve nga Sheshi i Kuq dhe vendosjen e
tyre në një vend tjetër.