Të dashur lexues besimtarë!
Zakonet dhe traditat tona orthodhokse u
bënë pjesë e jetës sonë, sepse na u ushqyen nga
gjyshërit e prindërit. Sot, në biseda dikush, nga-
njëherë na i kujton me nostalgjinë e moshës,
madje dhe ne vetë mendojmë se sa të bukura kanë
qenë; na kënaqnin, na nxitnin kureshtjen dhe
iniciativën, por edhe na mësonin. E kur në këto
biseda merr pjesë ndonjë nga brezi i ri e dëgjon,
ndoshta s’kupton se për çfarë bëhet Çalë. Por, a
do të mundemi ne t’ua sqarojmë ato atyre? A do
mundemi ne t’i kujtojmë e t’i mbledhim,
pikërisht të gjitha ato, të cilat i kemi zbatuar apo
jetuar në fshat, në bashkësi, në qytet apo kudo,
ku i kemi jetuar? Sot, kjo bëhet një domosdo-
shmëri, sepse brezi i ri pati një shkëputje të
detyruar disavjeçare nga feja, e natyrisht tani nuk
i njeh. Pra, duhet që dikush t’ua bëjë të njohur,
për t’i ditur sa më mirë këto elemente, bukuri e
kënaqësi të jetës së komunitetit orthodhoks gjatë
festave të ndryshme. Sot, ne i quajmë këto, zako-
ne, tradita ose lojëra, por
raj shës u shpëmgul nga Korça në Tiranë, Kryetari i Kishës
pë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të asaj kohe, Imzot
•ër. Vissarion Xhuvani, e merr atë nga Berati dhe e vendosi në
në Derën e Bukur të Kishës së Evangjelizmoit të Tiranës, ku
atë ndodhet edhe sot (ekziston edhe një traditë e tillë në
Kishën Orthodhokse).
cur
; të Krishtlindja e vitit 1957
ue, Në ditën e Krishtlindjes të vitit 1957, që ra ditën e mër-
/ra 7kurë dhe meqënëse kjo ditë është caktuar nga shteti si ditë
në pune për nëpunësit e punonjësit, këshilli kishtar i Tiranës,
oit me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë besnikëve
rar orthodhoksë të qytetit të Tiranës, që të marrin pjesë në
Ky Misterin e Meshës së kësaj feste të madhe, vendosi që Ditën
ion eKrishtlindjes të bëhen dy meshë: e para të fillojë në ora 5
dhe të mbarojë në ora 7.30 dhe e dyta të fillojë në ora 8.15
në dhe mbarojë në ora 10 pa 15 minuta.
t e Në meshën e parë, që u kryesua nga vetë Kryetari i
Kishës Imzot Paisi, e gjithë mesha u muarr në inçizi-
m me anë të Radios. Kjo u bë me iniciativën e shtetit,
që me anën e Himneve të Meshës së Krishtlindjes, të
përshëndeteshin shqiptarët orthodhoksë jasht shtetit
e sidomos ata të Amerikës, ku atje ndodhen me shumicë.
Pjesët e Himneve të Meshës së parë u kënduan
shumë bukur nga kori i vogël i Kishës së Tiranës, që
përbëhej nga djem dhe vajza shpresëtarë, nën dir-
izhimin e të mirënjohurit z.Dhimitër Beduli, me
iniciativën e të cilit dhe është formuar, tue patur për
këtë qëllim përkrahjen morale e materiale të Kryesisë
së Kishës dhe të Këshillit Kishtar.
Në të dyja meshët pjesëmanja e besnikëve ka qenë
jashtëzakonisht e kënaqshme, kisha plot dhe një qetësi
shembullore.
Mesha e parë, që u kryesua nga vetë Imzot Paisi,
i cili shoqërohesh dhe nga ndihmësit, episkop Imzot
Sofroni dhe nga famulltarët Stavrofor At Thoma
Popa, Saqellar At Petro Doçi dhe të një prifti ms emi
grant, i quajtur Protopop Grigor Krizhanovski, si dhe
nga dhjakoni i Kryesisë së Kishës Sotir Kanxheri.
Mesha e dytë u krye vetëm nga famulltari Iko-
nom At Marko Papajani. Psalmet e kësaj Meshe u
kënduan bukur me meloditë e muzikës bizantine nga
dirizhuesi i korit z.Dhimitër Beduli. Mbas Meshe.
Para Kishës së Vngjillëzimit në Tiranë.
Nga e majta: Kryedhjakon S. Kanxheri, At Th. Popa,
At Dh. Çuli, At M. Papajani.
Pashka e Madhe
e vitit 1958
…Pjesemarrja e besnikëve ka
qenë jashtzakonisht e kë-
naqëshme sa jo vetëm kisha ishte
mbushur plot sa nuk mund të
lëvizte njeriu fare, por dhe oborri
dy anësh deri në bulevard ka qenë
plot dhe kjo vazhdoi deri në
mbarim të meshës.
Mesha kryesohej nga vetë
Kryetari i Kishës Imzot Paisi, i
ndihmuar nga ndihmësit Episkop
Sofroni dhe famulltarët e këtij
komuniteti, Ark.Dhanil Çuli, Stav.
At Thoma Popa, Ik.At Marko
Papajani, Saq.At Petro Doçit, si
dhe nga dhjakon Sotir Kanxheri.
Pjesët e Meshës u kënduan nga
kori i vogël kishtar i Tiranës, nën
drejtimin e dirizhuesit z.Dhimitër
Beduli.
Pjesët e meshës u inçizuan me anën e Radios dhe
u transmetuan për jashtë shtetit.
Famulltarët e Tiranës
Famulltarët e Kishës Evangjelizmoi, që figurojnë
të përmendur në kodikun e Kishës, që prej themelimit
të saj e deri më sot, po i rreshtojmë më poshtë:
Që nga viti 1872, datë në të cilën është marrë inici-
^tiva për ngritjen e kishës Evangjelizmoi, në listën
përkatëse të ndihmave midis shumë besnikëve për-
mendet dhe një prift me emrin Papa Anastas, pra
mendohet se ky do të ketë qenë famulltari i kishës.
I dyti deri në fund të vitit 1889, përmendet Papa
Dhimitri nga Tirana.
I treti, nga viti 1885 e deri në korrik 1902, Papa
Mihai Vuçani, tiranas.
I katërti, nga viti 1902 deri më 1903, Igumen Papa
Jorgji nga Vlora.
I pesti, nga 1903 deri më 1909, Papa Avrami nga
Belica e Strugës, i cili u transferua prapë në vendin e
tij, Belicë.
I gjashti, nga 1909 e deri 1913, Papa Nikolla
Papajani nga Elbasani.
Ishtati,prej 16shkurt 1913 ederijanar 1925,Papa
Jorgji Rusi nga Durrësi.
Në vitin 1917, Tiranës i është
shtuar dhe një prift tjetër, Papa Si
moni nga Elbasani. Simbas figurimit
në aktet e kishës ky ka shërbyer ve-
tëm pak muaj dhe është transferuar
në katundet e Shën Viashit Durrës.
Më 22 shkurt 1925 vjen At Tho
ma Popa nga Elbasani e zëvendëson
Papa Jorgji Rusin që u sëmur dhe,
që prej asaj kohe, ky vazhdon pa
ndërpreije deri edhe sot.
Nga fundi i vitit 1930 vjen si fa-
mulltar i dy të At Eftimi nga Shkodra,
i cili shërbeu deri nga mesi i vitit
1931, sepse pastaj transferohet në
qytetin e tij, Shkodër. Në vend të tij
Vijon në faqen 8
(vijon nga faqja 7)
vjen Papa Mina Bibaja nga Elbasani, i
cili vazhdoi deri më 2 korrik 1934.
Më 2 korrik 1934 vjen si famulltar i
dytë, dhjakoni i Kryesisë së Kishës At
Marko Papajani, nga katundi Pevelan
i Pogradecit, i cili vazhdon pa ndërpre-
rje edhe sot.
Në shkurt të vitit 1945 vjen si
famulltar i tretë, edhe ky dhjakon i
Kryesisë së Kishës At Petro Doçi nga
Elbasani, i cili vazhdon edhe sot.
Në prill të vitit 1946 emrohet si fa
mulltar i kishës së Shën Prokopit Jero-
monah At Dhanil Culi nga Tirana. Ky
vazhdoi si famulltar i kësaj kishe deri
në korrik të vitit 1952, sepse pastaj tran-
sferohet si igumen i Manastirit të Shën
Jonit në Elbasan, ku qëndroi deri në
fund të vitit 1954; pastaj në mars të vitit
1955 emërohet prap si famulltar i katërt
i kishës ku është edhe sot, mbasi popu-
llsia në Tiranë është shtuar mjaft.
Në kodikun e Kishës, që fillon nga
viti 1820 dhe sidomos aty nga viti 1834,
në disa faqe të tij, ku janë mbajtur si
vendime dhe llogari, midis firmave të
anëtarëve të pleqësisë dhe epitropëve,
figurojnë edhe disa emra priftërinjsh,
të cilët po i rreshtoj këtu më poshtë:
1. Papa Jorgji, i cili figuron nga viti
1834 deri më 1841.
2. Papa Ambrozi, 1840.
3. Papa Dhimitri, nga viti 1840 deri
më 1862, madje ky emër përmendet
dhe deri më 1892.
4. Papa Thomai, më 1843.
5. Papa Jakovi më 1867.
Sigurisht, mendoj që këta priftërinj,
qëpërmenden përnjëperiudhë30-vje-
çare nuk do të kishin qenë famulltarë në
këtë kishë, sepse s’mund të kishte 5 dhe
6 priftanë një kohë, por 2 ose 3 priftërinj,
mbasi asi kohe dhe popullsia ortho-
dhokse këtu ka qenë shumë e vogël. Por,
mendoj se episkopët e atëhershëm kur
dilnin për të vizituar kishat dhe
kontrolluar llogaritë, mermin me vete dhe
një ose dy prifta si shoqëmes dhe kur
bënin mbledhjet e pleqësisë në vendimet
vinin dhe emrat e priftërinjve që e
shoqëronin si dëshmitarë të aktit të kiyer.