PER
KRYEPISKOP
HRISTOFOR
KISSIN
Para ca kohësh, Protodhjakon Sotir Kanxheri
i dorëzoi Kryepiskopit Anastas një engolpion, të
punuar thjeshtë e jo me ndonjë vlerë materiale,
por me vlera historike. E kish mbajtur Kryepiskop
Kristofor Kissi. Kur pas vdekjes së ish Kryepi
skopit, u hap dhoma në godinën aneks të kishës
së Shën Prokopit në Tiranë, ku ai kish banuar i
izoluar, të afermit morën sendet personale të
mbetura. Ndër ta ishte dhe ky engolpion, të cilin
“pronari” i ri donte ta shiste. Protodhjakon Sotiri,
pjesëmarrës si përfaqësues i Kryesisë së Kishës
në atë proces, ia bleu dhe e ruajti për kaq vjet.
E pra, tashmë, ashtu thjeshtë e pa bujë, siç i
bëjnë punët të krishterët orthodhoksë, për
respektin ndaj tij, ai ia dorëzoi engolpionin
Kryepiskopit Anastas, që kur të ngrihet muzeu i
Kishës Orthodhokse Autoqefale, ai ta vendosë
aty si një relike historike.
Protodhjakon Sotiri e ka njohur dhe ka që-
ndruar afer me Kryepiskop Kristoforin, që nga
viti 1936, kur erdhi në Seminar e deri në ditën e
fundit, kur fjeti në spitalin e Tiranës, më 17 qe-
1942. Në Manastirin e Shën Naunit Nga e majta:
Arkim. Nestori, Mitrofor V. Marko, Kryepiskop
Kristo fori, Dh. Beduli dhe Kryedhjakon P. Doçi
rshor 1958. Sipas Protodhjakonit, ai ishtejo vetëm
një teolog shumë i përgatitur, një organizator i
mirë, por edhe një shkencëtar në fushën e kimisë
e të fizikës. Kishte përgatitur vetë një laborator
të kompletuar (mund të themi se ishte më i miri i
kohës në vend), por që iu shkatërrua gjatë luftës
Vijon në faqen 8 ,
PER
KRYEPISKOP
KRISTOFOR
KISSIN
(vijon nga faqja 7)
për çlirimin e Tiranës, kur u dogj
Mitropolia, siç shkruan edhe revista
“Jeta Kristiane” Nr. 7- 8 (shtator – tetor
1944); “…më 4 nëntor 1944, në orën
4 tëmëngjesit;… Gjithashtu u dogjën
laboratorët scientifiko – kimikë të
Imzot Kristofor Kissit, i cili i kishte
krijuar brenda njëzet vjetëve… ”.
I veçantë në sjelljen e tij me
njerëzit, i thjeshtë, por dhe me ata të
sferës së lartë të jetës shqiptare dhe
pankristiane, Imzot Kisi ta impononte
respektin. Eshtë shkruar shumë për të,
sidomos nga të huajt, por shpresojmë
se erdhi koha që biografia me veprim-
tarinë e shumanshme të tij, të shkruhet
me objektivitet nga studjues vendas.
Para pak ditësh ishte përvjetori i
fjetjes së Tij dhe, pa hyrë në arsyeti-
met për shkakun e vdekjes, le ta për-
kujtojmë atë nëpërmjet shënimeve të
të ndierit Jkonom At Marko Papajanit,
mbi varrimin e tij:
“Më datë 17 të muajit qershor të
vitit 1958, ora 5 mbas dite, ndërroi
jetë në Spitalin e Përgjithshëm Civil
të Tiranës, ish Kryepiskopi i gjithë
Shqipërisë, Imzot Kristofor Kissi.
Vdekja e tij u shkaktua nga një e
goditur “emoragji celebrale ” në tru,
e cila brenda 48 orëve i shkaktoi vde-
kjen. Varrimi i të ndjerit u bë me datë
18 qershor 1958, ora 4 mbas dite…
■ Trupin e të ndierit, nga spitali e
vendosën në një arkivol të bërë
posaçërisht për të. I veshur komplet
me veshjet e shenjta të meshës, u
vendos në mes të Kishës Katedrale I
Evangjelizmoi të Tiranës. Besnikëtme I
të marrë vesh lajmin e vdekjes, të I
dhënë zyrtarisht nga ana e Kryesisë |
së Kishës, ftlluan të grumbullohen në I
Kishë tue (e nderuar e) i puthur me |
respekt dorën, atë dorë që aq here I
qetësisht i kish bekuar.
Ceremonia e varrimit kryesohesh I
nga vetë Kryetari i Kishës Imzot Pais I
Vodica, i ndihmuar dhe nga ndihmësit
i tij Episkop Sofron Borova, si dhe nga
famulltarët e Tiranës, arkimandrit
Dhanil Çuli, Stavrofor At Thoma Po
pa, Ik. At Marko Papajani, Saq. At Pe
tro Doçi, nga dhjakoni i Kryesisë së
Kishës Sotir Kanxheri, si edhe dy pri- I
ftërinj të tjerë, njeri nga BeratiAtMil-
to Ilia dhe tjetri nga Përmeti At Mina
Totka, të ndodhur rastësisht këtu.
Përveçfarefisit, në ceremoni merr-
nin pjesë edhe shumë besnikë ortho-
dhoksë të kryeqytëtit, midis të cilëve
shumë intelektualë e miq të të ndierit.
Fjalimin e raitit, në emër të Krye-
sisë së Kishës, e mbajti sekretari i
Sinodit të Shenjtë z. Niko Cane, i cili
vuri në dukje virtytet e larta, me të
cilat ishtepajisur i ndieri, si: urtësinë,
ndershmërinë, kulturën e gjerë dhe
mbi të gjitha besnikërinë, virtyte këto
që e kishin bërë të nderqhesh dhe të
respektohesh nga të gjithë.
Kryetari i Kishës bashkë me klerin
e Tiranës dhe/arefisi i të ndierit, e
përcuallën trupin deri në varr, ku atje
sipas rregullit tëKishës, iu bënë lutjet
përkatëse dhe të fundit. Ipërjetshëm
kujtimi. 18.6.1958 ”
Me që në atë kohë për ish Kryepi-
skopin e izoluar nuk interesohej më
njeri, aq më tepër shtypi, mundet që I
këto shënime të një prifti të nderuar I
të na shërbejnë sot si një komunikatë. |