Ekologjia është shkenca që merret me studimin
e bimëve dhe të kafshëve në marrëdhëniet me
mjedisin ku jetojnë. Termi ekologji u përdor për herë
të parë nga biologu i njohur gjerman Ernest Haeckel,
në vitin 1866, i cili e përcaktoi Ekologjinë si shke-
ncën e marrëdhënieve të organizmave me mjedisin.
Termi ekologjik “Mjedis” (Umwelt) e ka origjinën nga
biologu J. V. Uexkull më 1921, në studimin e tij
(Streifzuge durch die umwelten von Tieren und
Menschen), botuar në Frankfurt.
Shën Dionisi i Aleksandrisë që nga shek. 3-të pas
Krishtit, d.m.th. përpara se të shfaqej shkenca dhe
termi “Ekologji”, e quante mjedisin natyror “shtëpi”,
e cila përbëhej nga qielli e toka. Shtëpia jonë, pra
mjedisi ku jetojmë, simbas Shkrimeve Biblike dhe
mendimit të Etërve të Kishës është i krijuar nga
Perëndia.
Shkaktari kryesori i katastrofave ekologjike
është njeriu. Pra, njeriu shkatërron mjedisin që
është krijesë e Perëndisë. Në Bibël, që nga libri i
parë i Gjenezës dhe deri në të fundit në Apokalipsin,
theksohet roli krijues i Perëndisë.
Mjaft qartë theksohet edhe në Simbolin e Besi-
mit, aty ku thuhet “Krijuesin e qiellit dhe të dheut,
si dhe gjithë të dukurave e të padukurave.”
Në psalmet e Davidit, sidomos në psalmin 103, i
cili këndohet gjatë shërbesës së Mbrëmjes, ndër të
tjerat thuhet: “Sa madhështore janë veprat e tua, o
Zot, të gjitha i ke bërë me urtësi”.
Pra, mjedisi në të cilin jetojmë është “Kopshti i
Perëndisë” dhe është i përmbashkët për të gjithë:
është për neve sot dhe i tillë do të jetë edhe për brezat
që do të vijnë. Por, vetëm me një kusht: n.q.s. ne e
ruajmë të tillë. Gojarti i Shenjtë thoshte: “Dheu është
shtëpia e përbashkët, se prej dheut jemi krijuar, prej
dheut ushqehemi dhe në dhe do të futemi.”
E pyetën dikur Andonin e Madh, se si ishte e mu
ndur, që duke qenë krejtësisht i pashkolluar, të ishte
kaq i urtë e i ditur, sa të këshillonte episkopët e
mbretërit. Ai iu përgjigj: “Kam, të dashurit e mi,
një libër gjithnjë të hapur përpara meje. Faqet e
para të tij janë toka me bimët, pemët dhe kafshët e
panumërta. Në faqet që vijojnë është deti me
shumllojshmërinë e peshqve. Më tutje është qielli
me yjet e tij, si dhe zogjtë e shumtë. Pra, në këtë
libër munda të njoh diturinë e pafund të Perëndisë.
Veprat e Tij flasin për këtë”.
Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re përmbajnë
ngjarje e profeci ndëshkimesh, të cilat bëhen shkaqe
për katastrofa ekologjike. Fenomenet katastrofike
që përshkruhen nëpër tekstet Biblike ndryshojnë
nga tekstet bashkëkohore të shkatërrimeve ekolo
gjike. Dhe ky ndryshim qëndron tek shkaktari i
katastrofave. Pra, sipas gjuhës Biblike katastrofat
janë dënim i Perëndisë nga mosplotësimi i vullnetit
të Tij nga njerëzit. Ndërsa, sipas ekologjisë bashkë-
kohore akuzohet njeriu si shkaktari i katastrofave.
Pra kemi dy pozicione, por, si përfundim mund të
themi, se: Njeriu me shkatërrimin e natyrës, shkak-
ton dënimin e tij, sepse edhe natyra e kundërshton,
duke e ndëshkuar me anën e katastrofave të
ndryshme, sepse njeriu ka cënuar vullnetin e
Shenjtë të Perëndisë, për krijesat e Tij. Pra, në çastin
kur njeriu rebelohet ndaj krijesave të Perëndisë,
është rebeluar edhe ndaj vetë Krijuesit.
Andrea Llukani