Falenderim për Kryepiskopin Anastas
I nderuar Kryehirësi,
Më lejoni, që në emër të Kryesisë së
Urdhrit të Mjekëve të Prefekturës së
Beratit, Kuçovës dhe Skraparit, t’iu fale-
I nderojmë për ndihmat në medikamente,
për të sëmurët refugjatë nga Kosova dhe
vendasve në Spitalin Rajonal të Beratit,
të ardhura më 11 maj 1999.
Gjejmë rastin t’iu vëmë në dijeni, se
falenderojmë gjithashtu, Mitropolitin e
Beratit Imzot Ignatin, për ndihmat
medikamentoze, ushqimore dhe në
veshmbathje të sjella më 1 qershor 1999.
I nderuar Kryehirësi,
Ju shprehim mirënjohjen tonë më tëlar-
tëJuve dhe nëpërmjet Jush Kishës Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë, për
praninë tuaj me dashuri shpirtërore dhe
mbështetje materiale gjithmonë në mo-
mentet e vështira të shëndetësisë sonë, si
sot në vuajtjet e refugjatëve të sëmurë të
Kosovës, ashtu edhe disa vite mëparë, rvë
shtator-tetor 1994, gjatë epidemisë vdekje-
prurëse të kolerës në krahinën e Beratit.
Me respektin më të lartë,
Dr. Med. Miltiadh Veveçka
Kryetar i KR të Urdhërit të Mjekëve
Berat – Kuçovë – Skrapar