NJEVITSINOD ISHENJTE
Ngjarje që plotësoi ringritjen kanonike të Kishës sonë
Në vitet e fundit rruga e
Kishës sonë nuk ishte e lehtë.
Ajo kaloi mes shtrëngatash të
fuqishme dhe pengesash të
vazhdueshme. Por, të gjitha
ato u kapërcyen me punën e
palodhur, këmbënguljen dhe
mençurinë e Kryepiskopit
Anastas. Ndër to veçohen ato
etapa, që shënuan ngritjen
kanonike të Kishës sonë
Orthodhokse Autoqefale, pa
të cilën ajo nuk mund të zinte
vendin që i takonte midis
Ki shave motra Orthodhokse.
Ngjarja e parë madhore
ishte zgjedhja e Kryepiskopit
Anastas si Bari i Kishës sonë
në Korrik 1992 dhe Fronëzimi
i Tij më 2 gusht të po atij viti.
Pas kësaj u deshën 6 vjet ve-
prime e negociata këmbëngu-
lëse e të mundimshme, për të
arritur në korrikun e vitit të
kaluar, në një dhuratë tjetër
të veçantë të Perëndisë për
Kishën tonë, në ringritjen e
Sinodit të Shenjtë të Saj.
Për të arritur deri aty u
desh të kaloheshin edhe shu-
më sprova, shqetësime e për-
ndjekje, që shpesh dukeshin
pa rrugëdalje, por siç thek-
sonte Kryepiskopi Anastas
“Besa, dashuria e sinqertë, lu-
tja me gjithë zemër e popullit
Orthodhoks rrëzonin penge-
sat dhe neutralizonin kur-
thet…”. Një falenderim i veça-
ntë i takon Patrikanës Eku-
menike, Patrikut Ekumenik
Vartholomeu I, Mitropolitëve
të Nderuar të Sinodit të She-
njtë të Patrikanës, që si Kisha
mëmë që kishte dhënë autoqe-
falinë, morën edhe iniciativën
e rimëkëmbjes Administra
tive të Kishës sonë dhe i që-
ndruan afes gjatë gjithë këtij
procesi, deri në krijimin e
Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Tashmë, përballë proble-
meve që shtron koha para Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale
(vijon në faqen 4)
Më 18 korrik 1988, në Berat u bë
Fronëzimi i Hirësisë së Tij, Mitropolitit të
Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Iganatit, nga
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasi dhe nga përfaqësuesit e Patrikanës
Ekumenike, Eminenca e Tij, Mitropoliti i
Pergjit Evangjellos dhe Eminenca e Tij,
Mitropoliti i Filadelfisë Meliton.
Po atë mbasdite, Fortlumturia e Tij
Anastasi dhe Hirësia e Tij Ignati, duke
përbërë bërthamën e parë të Sinodit të
Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, me praninë e dy Mitropolitëve
të Patrikanës Ekumenike, mbajtën në Tiranë
mbledhjen e parë të Sinodit të Shenjtë, ku u
pranua dorëhëqja e dy Mitropolitëve të
caktuar nga Patrikana, pas mospranimit të
tyre nga autoritetet shtetërore dhe më pas
zgjodhi dy Hierarkë shqiptarë.
Mitropolit i Korçës u zgjodh Arkima-
ndrit Joan Pelushi, der‘: ^tëhere nëndrejtor
i Akademisë sonë Teologjike. Hirotonia e tij
në episkop u krye më 20 korrik, në Kishën
Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në
Tiranë dhe Fronëzimi në Korçë, më 25 korrik.
Episkop iApolonisë u zgjodh Ikonom Kozma
Qirjo, me një kontribut të ueçantë në vitet e
persekutimit ndaj besimit, hirotonia e të cilit
u krye në Tiranë, më 23 korrik.
Në fotot: Sinodi i ri
pas krijimit të tij
në Kishën
Katedrale
“Ungjillëzimi i
Hyjlindëses” në
Tiranë (majtas);
Çaste nga
Fronëzimi i
Hirësisë së Tij
Ignatit dhe
Hirotonia e
Hirësisë së Tij
Joanit (poshtë).
NJE VIT SINODISHENJTESPONZORIZIM PER ARKIVIN E SHTETIT
(vijon në faqen 4)
të Shqipërisë, me hirin dhe
ndriçimin e Shpirtit të She-
njtë, janë të gjithë episkopët
së bashku, të mbledhur në
Sinodin e Shenjtë, që marrin
përsipër t’i përballojnë dhe ta
drejtojnë gjithë “grigjën” or-
thodhokse në mijëvjeçarin e
ri. I gjithë viti që kaloi ishte
një dëshmi për këtë, pasi
mbledhjet e shpeshta të Sino-
dit tonë kontribuan për ta bë-
rë më të shpejtë ecjen e Kishës
sonë në rrugën e ringritjes së
plotë, duke iu bërë krah për-
pjekjeve të mundimshme dhe
vetmohuese të gjithë këtyre
viteve të Kryepiskopit Anastas.
I ndjeshëm ka qenë ndryshimi
edhe në Mitropolitë e Beratit
e Korçës, ku barinjtë e rinj i
janë kushtuar punës me mish
e me shpirt, duke zgjidhur në
vend mjaft nga problemet që
dalin dhe po e bëjnë më të
gjallë punën e klerikëve që
drejtojnë. Por, edhe në Mitro-
polinë e Gjirokastrës, për të
cilën është përgjegjës Kryepi-
skopi Anastas, pasi vendi i
episkopit është ende vakant,
është ndjerë edhe më e shpe-
shtë dhe e drejtpërdrejtë pra- |
nia e Fortlumturisë së Tij.
Tashmë u taken gjithë be-
simtarëve, Komunitetit tonë
Orthodhoks, që këtë bekim bu-
jar të Perëndisë për Kishën
tonë, jo vetëm ta vlerësojnë, per
të bashkuar rreth Sinodit të
Kishës Orthodhokse Autoqefa-
le të Shqipërisë, të punojnë
dhe të guxojnë më shumë për
një të ardhme edhe më të fryt-
shme për Kishën dhe vendin.