EmailFacebookKontakt

Neglizhenca dëmton kishën

Voskopojë
Neglizhenca dëmton kishën

Pak kohë më parë në
Voskopojë ndodhi një
ngjaije e dhimbshme për
kulturën tonë. Në vazh-
dën e dëmtimeve nga
natyra e njeriu, u shemb
çatia e Kishës kushtuar
Perëndilindëses Mari, e
cila duhej të kishte hyrë
në proçes restaurimi, du­
ke nisur pikërsiht nga
çatia.
Reagimi në shtyp
Pamje e çatisë së shembur të kishës
ishte i ndjeshëm, por
edhe justifikohet nga
përgjegjësit e Ateliesë së
Korçës nuk vonuan, ma-
dje të shoqëruara edhe
me sulme të paprincipta
ndaj disa përfaqësuesve
të Kishës. Po si qëndron
e vërteta e kësaj historie?
Sipas kërkesës së
drejtorit të Instituti të
Monumenteve të Kultu-
rës z. Artan Shkreli, drej-
tuar Fotlumturisë së Tij,
Kryepiskopit Anastas, u
bë e mundur që më dt.
10.09.1998 të lidhej një
akt – marrëveshje midis
Kishës Orthodhokse Auto­
qefale të Shqipërisë dhe
Institutittë Monumente­
ve, për restaurimin e
Kishës së Shën Marisë
në Voskopojë. Sipas saj,
Atelieja e Institutit në
Korçë duhej të bënte një
projekt për këtë ndër-
hyrje. Megjithë lutjet
tona të herëpashershme
dhe me ndërmjetësimet
e z. Artan Shkreli, ky
projekt u realizua pas
gjashtë muajsh (një punë
që kërkonte vetëm tre
ditë). Pavarësisht nga
vonesat nga Instituti i
Monumenteve të Ku-
Iturës, Kisha jonë u
tregua përsëri e ga-
tshme për të bashkë-
punuar dhe me lidhjen e
kontratës u bë i mundur
lëvrimi i fondit.
Por, përsëri nuk pati
ndonjë interesim nga
ana e degës së Monume­
nteve në Korçë. Veç pe-
ngesave të tjera, ishte
dhe gjetja e një numri llo-
garie për këtë degë, gjë
që u bë e mundur mbas një
muaji. Menjëherë pas kë-
saj, më dt. 19 prill 1999
u lëvrua një paradhënie.
Sipas kontratës së
lidhur, duhej që puni­
met të fillonin brenda 15
ditëve pas nënshkrimit
të saj, por edhe pas dy
muajsh ato nuk filluan.
Pas rënies së një pjese
të çatisë, Kisha jonë
kërkoi me të drejtë që kjo
punë të shihej me serio-
zitet dhe të merreshin
përgjegjësitë.
Pas shumë debateve
rnidis Zyrës Teknike të
Kishës dhe degës së
Monumenteve të Ku-
Iturës në Korçë, nuk u
pranua që çatia e kësaj
Kishe ishte e dëmtuar
dhe kjo degë vazhdoi me
indiferentizmin e më-
parshëm. Sipas kontra-
tës punimet duhej të
përfundonin më dt.
30.06.1999.
Për të verifikuar pu­
nimet, nga Zyra e Shër-
bimit Teknik u krve një
kontroll dhe rezultoi, se
në objekt ishin hequr
vetëm 20 m2 rrasa guri
dhe monumenti nuk
ishte i siguruar nga
kushtet atmosferike.
Pra, në bazë të kontratës
së lidhur, duhej që puni­
met të pezullohen.
Gjithashtu, është
dhënë një fond prej
3256255 lekë edhe për
Kishën e Kryeëngjëjve,
por edhe ai nuk është
lëvruar dhe kjo kishë po
pëson fatin e të parës. Më
dt. 29.06.1999 në këtë
objekt u vunë re dëm-
time të çatisë në nar-
tekst, që nuk ekzistonin
muaj më parë.
Rezultatet e kësaj
indiference, lexuesi mund
t’i konstatojë vete, në fo-
ton e çatisë së Kishës ku­
shtuar Perëndilindëses
Mari, që po botojmë.
Korresp i “Ngjalljes”