EmailFacebookKontakt

Digjet kisha e Metoqit, pranë Sarandës

Digjet kisha e Metoqit,
pranë Sarandës
Duke u gdhirë dita e
premte, 9 korrik, rreth
orës 03.30, u dogj plotë-
sisht Kisha e re parafa-
brikat e Shën Gjergjit, në
fshatin Metoq, në të hyrë
të Sarandës, e ngritur në
vitin 1994. Djegia nuk
është aksidentale, pasi
kisha për momentin nuk
kishte as energji elektrike
dhe që nga e diela e fundit
ishte e mbyllur e askush
nuk kishte ndezur qirinj.
Banorët që panë të parë
zjarrin, tregojnë se ai ki­
shte nisur në pjesën e pa-
sme, ngaçatia ehierores.
Në këtë zonë akte të
tilla, kundër objekteve or-
thodhokse të kultit, janë
përsëritur disa herë kohët
e fundit. Vetëm 15 ditë më
parë u dhunua dhe u për-
dhos rëndë Kisha “Ngja­
llja e Krishtit” në Ksamil,
ndërsa rreth një muaj e
gjysmë më parë në Ki-
shën Fjetja e Shën Marisë
në Kamena pranë Delvi-
nës, nga persona të panjo­
hur u dogj ikonostasi me
gjithë ikonat.
Djegia e Kishës së tyre
i revoltoi pa masë banorët
e Metoqit, të cilët i shpre-
hën indinjatën e tyre

Kryetarit të Bashkisë dhe
atij të Këshillit të rrethit,
duke kërkuar me forcë
gjetjen e vënien para
drejtësisë të autorëve të
këtij akti shumë të rëndë
kundër besimit ortho­
dhoks dhe iu drejtuan me
telegrame proteste au-
toriteteve më të larta të
shtetit.
Siç dëshmon krono-
logjia dhe faktet, tashmë
është e qartë, se këto ve-
prime vijnë nga një dorë
e organizuar, e cila synon
destabilizimin dhe pri­
shjen e harmonisë midis
komuniteteve fetare, me
pasoja mjaft të rënda.
Prandaj, Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e
Shqipërisë, shpreh shqe-
tësimin e saj të thellë dhe
proteston me forcë ku-
ndër këtyre akteve të
shëmtuara dhe u kërkon
me këmbëngulje dhe forcë
të gjithë autoriteteve për-
gjegjës gjetjen e autorëve
dhe marrjen e masave që
ngjarje të tilla të mos
përsëriten.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë