Deklaratë e Sinodit të Shenjtë
Të shqetësuar nga ngjarjet e
kohëve të fundit, ku janë dëmtuar
vandalisht disa kisha e manastire
orthodhokse, në Kamena pranë De-
Ivinës, në Ksamil dhe në Metoq
pranë Sarandës, ngremë zërin për
të mbrojtur jo vetëm kishat dhe ma-
nastiret tona, por edhe harmoninë
fetare dhe bashkekzistencën paqë-
sore, që ka karakterizuar gjithmonë
vendin tonë.
Bëjmë thirrje që të dënohen kë-
to veprime dhe kërkojmë që autori-
tetet të marrin masat e duhura, për
të ndaluar këtë përshkallëzim të
rrezikshëm dhe pa precedent, që
prish imazhin e Shqipërisë në botë,
në një periudhë kritike historike.
SINODII SHENJTE
i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Dt. 16. 7. 1999
Shënim: Kjo deklaratë e Sinodit të Shenjtë iu është dërguar Presidentit të Republikës,
Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Kryetarit të Kuvendit Popoullor.