ANTIDOT NDAJ
RADIOAKTIVITETIT
TE URREJTJES
Me sinqeritet dhe dhimbje, me fjalë dhe
me vepra, Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë e ka shprehur në mënyrë të
përsëritur mbështetjen e saj të plotë ndaj
vëllezërve të dëbuar nga Kosova. Njëkohësisht,
ajo ka shpallur me ngulm, se vaji i fesë nuk
duhet të përdoret nga asnjëra palë për të
ndezur konfliktet, por për të shëruar plagët
dhe për të qetesuar zemrat.
Tani, pas ndërprerjes së luftimeve, të gji-
tha fetë ftohen që të bashkëpunojnë për paqen
dhe pajtimin. Respekt i veçantë kërkohet ndaj
çdo simboli dhe monumenti fetar (kishë,
xhami, teqe, manastir). Kusht bazë për paqen
dhe drejtësinë, që kërkojmë që të gjithë në
rajonin tonë, është, para së gjithash, respe-
ktimi i gjithçkaje që i është kushtuar Perë-
ndisë. Kur shkatërrohen monumente kulti,
atëherë goditet gjëja më e çmuar dhe shpresë-
dhënëse që është ruajtur në shekuj.
Me vendosjen e demokracisë në Shqipëri,
të gjitha komunitetet fetare u përpoqën për të
kultivuar tolerancën fetare, respektin e ndër-
sjellë, por edhe diçka më shumë: bashkëpuni-
min harmonik për të mirën e tërë shoqërisë –
atyre që besojnë dhe atyre që nuk besojnë. Në
të gjithë Ballkanin dhe veçanërisht tani në Ko-
sovë, komunitetet e ndryshme fetare, duke u
frymëzuar nga shtresat më të thella e më të
mirëfillta të doktrinës dhe të traditës sonë,
jemi thirrur që të bëhemi punëtorë të frymë-
zuar të pajtimit e të paqes. Të jemi në vijën e
parë në ndërtimin e një shoqërie të hrë dhe të
drejtë, që të respektojë lirinë fetare dhe veça-
ntinë e tjetrit, i cili, pavarësisht se çfarë beson
ose në se beson, nuk pushon së qëni krijesë e
Perëndisë dhe vëllai ynë.
Të bekuar qofshin të gjithë ata, që në këtë
çast historik, me guxim dhe vetëflijim, ofrojnë
dashuri pa hipokrizi, që është antidoti i vetëm
ndaj urrejtjes së paskrupullt, të mbjellë në ra
jonin tonë dhe që e kërcënon atë, tani dhe në
të ardhmen, si një radioaktivitet i rrezikshëm.
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë
24 qershor 1999