– Intervistë me nëndrejtorin e Akademisë
Teologjike, At Luka Veroni –
Si ishte mbarimi i këtij oit shkollor1?
Falë Perëndisë, mbaruam edhë një vit shkollor në Akademinë
tonë dhe, në përgjithësi jemi të kënaqur me rezultatet e studentëve.
Kemi shumë studentë të mirë dhe të formuar, që po përgatiten
për t’i shërbyer më mirë Kishës kur të mbarojnë. Ne lutemi, që tre
vitet që ata qëndrojnë në Akademi të shërbejnë për një rritje të
sinqertë shpirtërore, e kombinuar kjo me një rritje të njohurive
teologjike intelektuale.
Çdo të bëjnë studentëtpas mbarimit të shkollës?
Janë 15 studentë që mbaruan vitin e fundit dhe ata do të ni-
sin të shërbejnë në ndihmë të Kishës në zona të ndryshme të vendit.
Disa prej tyre kanë nisur të punojnë pranë strukturave të ngritura
nga Kisha, për të ndihmuar refugjatët nga Kosova. Ndërsa të tjerë
do ndihmojnë në kampingjet verore të djemve e vajzave, që do të
funksionojnë pranë manastireve të Zvërnecit dhe Shën Joan
Vladimirit.
Po më tej, me ata që mbaruan?
Në vjeshtë, disa nga të diplomuarit mund të vazhdojnë të
studjojnë muzikë ose specialitete të ndryshme jashtë vendit. Por,
shumica do të nisin të punojnë si katekistë nëpër fshatrat dhe qytet
e Shqipërisë, ose në punë të tjera në shërbim të Kishës.
Mbi të gjitha, në emër të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, si dhe të gjithë pedagogëve të Akademisë sonë, duam të
falenderojmë Zotin e Plotfuqishëm që bekoi mbarimin edhe të një
vitit tjetër shkollor, duke na dhënë më shumë të diplomuar, të
gatshëm për të punuar “në fushat e mbushura me të korra” për
Mbretërinë e Perëndisë.