Klinika e lëvizshme dentare
në ndihmë të refugjatëve
Nga 11 deri më 31 maj klinika e lëvizshme denta
re e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
punoi për të ndihmuar shqiptarët nga Kosova, që janë
strehuar në kampe. U shërbye në kampin “Olimpia”
pranë Liqenit dhe në Kampin e Ngritur nga Kisha
jonë në bashkëpunim me ACT International e Këshillit
Botëror të Kishave. Në të dy këto kampe u kuruan
për probleme të ndryshme stomatologjike afro 200
pacientë, si me heqje dhëmbësh, mbushje të tyre,
pastrime etj.