EmailFacebookKontakt

Korçë – Kremtime sipas traditës së pasur

Korçë
Kremtime sipas traditës së pasur

E kremtja e Shën
Konstandinit dhe Shën
Elenës ka qenë gjithmo-
në e veçantë, në Dioqe-
zën e Korçës as në për-
ndjekjet ndaj besimit
nuk arritën ta shuanin.
Ndaj edhe në këtë 21
maj, qindra e qindra
besimtarë u nisën nëpër
rrugën e thepisur drejt
Kishës së Shën Kon­
standinit dhe Shën Ele-
nës në malin e Moravës,
afër Drenovës, nga do­
minohet gjithë fusha e
Korçës. Liturgjia Hyjno-
re u krye nga At Joan
Trebicka dheAtSotiraq
Dinka. Kujtojmë se kjo
kishë u ringrit në vitet e
para pas lejimit të be­
simit, por u dogj nga një
dorë ende e panjohur.
Ajo u rindërtua përsëri
me kontributin e besim-
tarëve fë qytetit të
Korçës dhe të fshatit
Drenovë.
Tjetër e veçantë e
kësaj dite ishte edhe
kremtimi pas shumë
vitesh në kishën dedi-
kuar këtyre shenjtorëve
në Voskopojë. Nismëtare
për këtë ishte shoqata
“Voskopoja”, që mbledh
banorët e kësaj treve me
tradita nga të katër anët
e vendit. Kisha ndodhet
mes një pylli të mreku-
t ” 1 111 1 ————- !

llueshëm pishash dhe
është sot në gjendje të
rrënuar. Për këtë, në
bashkëpunim më Mitro-
polinë e Shenjtë dhe
kryepleqësinë e fshatit u
gjetën mundësitë për të
rregulluar rrugën që të
çon tek ajo dhe disa mu­
re të shembura. Gjitha-
shtu, atmosferë festive i
dha kësaj dite edhe
orkestra e Korçës. Litu­
rgjia Hyjnore u celebrua
nga At Spiro Katundi
dhe At Thoma Samara.
Festim tjetër i bu-
kur ishte ai më 3 qe-
rshor, në Kishën e

Bradvicës (që kremtoi
me kalendarin e vjetër).
Kisha e vjetër, e rindë-
rtuar kohët e fundit,
ndodhet në një pyll shu-
më të bukur, ku rrjedhin
burimet e kristalta të
Moravës. Që një ditë më
parë ishin qindra besim-
tarë që kaluan aty na-
tën. Të nesërmen, Litu­
rgjia Hyjnore u celebrua
nga At Joan Trebicka, At
Viktor Konomi, At
Pandeli Plaku, At Vasil
Skordileva dhe At
Kristaq Viso.
Thoma Piluri