Duhet të mbrojmë të vërtetën kurdoherë…
– Nga vizita e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij Joanit në SHBA –
Që nga 12 maji Hirësia e
Tij Joani ndodhej në SHBA,
duke nisur nga Bostoni. Në
aeroport ai u prit nga klerikët
e kishave shqiptaro-amerikane
të Bostonit dhe Usterit, At
Artur Liolin, At Vasil Xhorxhi,
At Denis Shute, si dhe anëtarë
të këshillit të Kishës së Trinisë
të Shenjtë.
Më 15 maj Ai ishte i ftuar
si folësi kryesor në ceremoninë
e ndarjes së diplomave të Shko-
llës Teologjike “Kryqi i Nde-
ruar” të Bostonit. Në ceremoni
merrnin pjesë Kryepiskopi i
Kishës Orthodhokse Greke të
Amerikës, Eminenca e Tij
Spiridhoni, si dhe Mitropoliti
Metodi dhe episkop Filothei. Në
fjalën e tij Imzot Joani u ndal
veçanërisht në tri pika. Së pari,
në atë të të pasurit të fale-
nderimit në shpirt dhe theksoi,
se duhet ruajtur nga “kultura
e ankimit”. Së dyti, foli për rë-
ndësinë e veprës misionare, që
nuk do të thotë vetëm të shkosh
në vende të largëta, por mbi të
gjitha të dëshmosh Ungjillih në
jetën tënde të përditshme. Dhe
së treti, Hirësia e Tij foli për ne-
vojën e ruajtjes së rolit profetik
të Kishës. Duhet të mbrojmë të
vërtetën kurdoherë, sado shu-
më që të kushtojë ajo dhe u ku-
jtoi studentëve se sa shumë iu
kushtoi profetëve të Dhiatës së
Vjetër fraza “Kështu thotë
Zoti!”
Më 16 maj, të dielën e të
Verbërit, Hirësia e tij celebroi
Liturgjinë Hyjnore në Kishën
e Trinisë së Shenjtë, e cila ishte
e mbushur plot. Në predikimin
e tij Imzot Joani foli për vlerat
e përjetshme të Ungjillit të She-
njtë, duke theksuar se të gjitha
doktrinat politike në botë kanë
ndryshuar dhe janë zhdukur,
por Mësimi i Krishtit dhe Un-
gjilli i Shenjtë as janë ndry
shuar dhe as do të zhduken në
jetë të jetëve. Pas Liturgjisë, be-
simtarët kaluan në hollin e
Kishës, ku u takuan e u për-
shëndetën me Hirësinë e Tij.
Më vonë, Këshilli i Kishës së
Shën Trinisë shtroi një darkë për
nder të kësaj vizite, në restora-
ntin e z. Antoni Athanas.
Në datën 22, Imzot Joani
ishte i ftuar në Seminarin
Orthodhoks të “Shën Vla-
dimirit”, ku përsëri ishte folësi
kryesor në ceremoninë e dorë-
zimit të diplomave studentëve.
Të dielën, 23 maj, Mitro
politi i Korçës bëri Liturgjinë
Hyjnore në Kishën shqiptaro-
-amerikane të Shën Gjergjit, ku
celebroi së bashku me Mitropo-
Në foto: Imzot Joani (i treti nga e majta, poshtë)
në ceremoninë e shkollës Teologjike “Kryqi i nderuar”
litin e Kishës Orthodhokse në
Amerikë, Theodhosin, At
Liolinin dhe klerikë të tjerë. Në
fund, Hirësia e Tij iu drejtua
besimtarëve, duke thënë se në
situatat që po kalon vendi, du
het të jemi të bashkuar, me
dashuri ndaj Perëndisë dhe
ndaj njëri-tjetrit, për të mirën
e vendit tonë. Pas Liturgjisë u
shtrua një drekë në restorantin
e z. Athanas, ku folën Mitropo
liti Theodhos, i cili ndër të tjera
theksoi edhe kontributin e me-
ritën e Kryepiskopit Anastas në
ringritjen e Kishës Orthodho
kse Autoqefale të Shqipërisë.
Aty u përmend edhe fondi prej
50 mijë dollarësh i mbledhur
nga kishat shqiptaro-amerika
ne të Bostonit, që do t’i dorë-
zohet Kryepiskopit Anastas për
të ndihmuar të ikurit nga
Kosova.
Gjithashtu, Imzot Joani i
bëri edhe një vizitë Mitropolit
Theodhos në Nju Jork, si dhe
mori pjesë në një shërbesë në
Uster, në kishën e Perëndili-
ndëses, së bashku me priftin e
saj, At Denis Shuten. Aty ai pati
edhe një takim mjaft të ngrohtë
me besimtarët bashkatdhetarë,
shumë prej të cilëve kanë emi-
gruar atje vitet e fundit.
Kësaj vizite iu dha edhe
mjaft publicitet nga media dhe
u pasqyrua nga rrjetet kryesore
televizive të SHBA.
Aleko Dhima