Vjersha nga
MUicmov Kallupi
Hija e Qiparisit
Hija e qiparisit
mbaron te porta e Kishës.
Shkel butë mbi hijen
si mbi një udhë,
hyj brenda.
Në sy më vizatohet kryqi në kulm të kubesë,
zërat e kambanës
më kumbojnë
te zemra.
Hija e qiparisit
mbaron tek porta.
Hyjnorë, buzët e mia pëshpërisin ca emra
dhe ndjehem i lehtë si fryma,
si ajri,
si era.
Mjëqind herë dashuria
Njëqind herë dashuria
të fal mëkatet.
Njëqind herë dashuria
mbyU plagë e dyshime.
Fryma Hyjnore e dashurisë
mërgon dhimbjen tënde, toka ime.
Kisha
Nuk di se ç’moshë kanë themelet e kësaj
kishe,
as muret prej guri të latuar;
as kubeja me një Kryq të madh në krye.
Njerëzit e ngritën nën një qiell të hapur
këtë shtëpi Perëndie.
Me e hershme, siç duket, ka qenë kisha e
ngritur
në truallin e gjërë të shpirtit të tyre
dhe gjithnjë bien këmbanat për psalme.
9sui, jo satanai
E hodhi farën e sinapit
në tokën e bukur,
të virgjër.
Dhembja e mbiu.
Pema u rrit,
limfa rrëshqiti nëpër trup,
klorofila Qeti në gjethe.
Krahët e degëve u shtrinë tejendanë
si një qiell i blertë, i madh.
Për njerëzit,
drita e bardhë e Perëndisë u përhap…