EmailFacebookKontakt

Pedagogji – Duke kontrolluar ndikimet e pamjeve televizive tek fëmijët

Pedagogji
Duke kontrolluar ndikimet e pamjeve
televizive tek fëmijët
(vijon nga numri i kaluar)
Eshtë mirë që në fami-
Ije të diskutohet për televi­
zorin, më parë sesa fëmijët
të vendosin kontrollin mbi
telekomandën. Studimet
tregojnë, se edhe të porsa-
lindurit mund të marrin
stimulim dhe të bëhen më
kuriozë nga pamjet që ata
shohin në televizior; një
fëmijë njëvjeçar bëhet më
shumë kurioz kur ai është,
duke zbuluar mjedisin ku
rri; një fëmijë 2-vjeçar
mund të tërhiqet nga hi-
stori që shikon në televi­
zor; dhe një fëmijë 3-vjeçar
mund të tërhiqet nga pro-
grame të caktuara dhe
mund të tërhiqet shumë nga
televizori, në se nuk mund
ta kontrollojmë me kujdes.
Është mirë që të bëhet
e qartë dhe prerë, se çfarë
u lejoni fëmijëve tuaj të
shikojnë në shtëpi, si dhe
në mendjen dhe zemrën e
tyre. Më poshtë janë disa
rekomandime për prindë-
rit, përsa i përket përdo-
rimit të televizorit nga fë-
mijët e tyre.
Në qoftë se prindërit
nuk duan që fëmijët e tyre
të shohin televizor, ata ve-
të nuk duhet që të shohin
shumë televizor. Në se ata
nuk duan që femijët e tyre
të shohin programe tele­
vizive jo të përshtatshme,
janë vetë prindërit që nuk
duhet t’i shohin këto pro­
grame.
– Prindërit duhet që të
vendosin limite, përsa ko-
hë duan që fëmijët e tyre
të shohin televizor (kur
dhe sa orë). Si një politikë
e përgjithshme fëmijët
nuk duhen të shohin më
shumë se një ose dy orë
program në ditë. Kur koha
e shikimit ka kaluar, tele­
vizori duhet të fiket. Në
qoftë se një fëmija nuk ka-
lon shumë kohë, duke pa-
rë televizor, kjo nuk do t’i
bëhet zakon.
– Prindërve u duhet që
të kontrollojnë dhe kufi-
zojnë atë ç’ka shikojnë fë-
mijët e tyre dhe të jenë të
gatshëm për t’i lëvizur ata
nga nga pamjet ose t’i
ndalojnë që të shohin, në
se programet bëhen tepër
të zjarrtë ose të papër-
shtatshëm, duke u shpje-
guar pse-në.
– Një prind i urtë mund
të përdorë programet te­
levizive dhe portretet e ka-
raktereve, si një mjet për
të mësuar dhe t’i ndihmoj ë
fëmijët e tij, për t’u bërë
shikues të kujdesshëm.
Diskutime për modelet
pozitive dhe negative të
sjelljeve, realitetit dhe fa-
ntazisë, ushqimet e shë-
ndetshme dhe jo të shë-
ndetshme, informacione
të paanshme mund të
diskutohen edhe me fëmi-
jet e moshave të vogla.
– Prindërit nuk duhet të
lejojnë kurrë, që televiziori
të zëvendësojë aktivitetet
edukuese, fetare dhe soci-
ale. Televizori nuk duhet
të lihet ndezur gjatë ditës
ose të kthehet në një mik
rutinë në vaktet e ushqi-
mit dhe të zëvendësojë bi-
sedat familjare. Kur miqtë
vijnë për vizitë, televizori
duhet të fiket. Prindërit
duhet të nxisin, që në ditë
të caktuara në shtëpi të
mos përdoret televizori.
-Prindërit nuk duhet
që ta përdorin televizorin
si shpërblim ose ndëshkim
për fëmijët e tyre, sepse kjo
do ta bëjë atë më tërheqës.
– Ata nuk duhet që ta
kthejnë televizorin në një
dado elektronike, në më-
nyrë që ata të pastrojnë
shtëpinë, të përgatisin
darkën ose të pushojnë.
Në qoftë se do të ketë ça-
ste, që kjo gjë do të nevo-
jitet, prindërit duhet që të
jenë krijues dhe të mendo-
jnë aktivitete tërheqëse
për fëmijët. Në rast se do
të përdoret televizori, pri-
ndërit duhet që të monito-
rojnë programet. Ata janë
njerëzit përgjegjës dhe jo
televizori.
– Në qoftë se shikimi i te­
levizorit zë një koiië të ko-
nsiderueshme ose ndikon
negativisht tek fëmijët,
atëherë prindërit duhet të
konsiderojnë si një zgji-
dhje vendosjen e televizo­
rit në një mjedis tjetër.
Ata, asnjëherë nuk duhet
të marrin në konsideratë
vendosjen e një televizori
të dytë, veçanërisht në
dhomën e fëmijëve, sepse
kështu do të humbin kon­
trollin mbi atë ç’ka shi-
kojnë fëmijët.
Ekzistojnë forma të tje-
ra të medias, duke përfshi-
rë radion, filmat, video-ga­
me dhe lojërat në kompju-
ter ose dhe internet!, që
përfaqësojnë disa sfida për
familjen, ashtu si edhe te­
levizori. Dhe, ndërsa fë-
^ mija shpenzon shumë e
shumë kohë përpara ekra-
neve ose dëgjimit të muzi-
kës, ai absorbon bashkë me
to mësime për dhunën, sek-
sualitetin, abuzimin etj.
Prindërit duhet të jenë
të ndërgjegjshëm për ko-
hën që konsumojnë fëmi-
jët e tyre përpara medias
dhe duhet të përcaktojnë
limite kohore; ata duhet të
jenë bashkëshikues dhe
bashkëdëgjues mefëmijët
dhe të diskutojnë për-
mbajtjen. Psikologët dhe
edukatorët shpesh i kra-
hasojnë fëmijët si sfun-
gjerë që thithin gjithçka
ose si baltë që përpunohet
lehtë. Prindërit, gjyshërit,
gjyshet dhe mësuesit kanë
përgjegjësi të madhe për
të kontrolluar se çfarë thi­
thin “sfungjerët” e tyre të
vegjël. Gjithashtu, ata dhe
jo ndikimi elektronik, du­
het të jenë skulptorët e
përpunimit të mendjes,
zemrës dhe shpirtit të
fëmijëve. Si mundet që
prindërit të përpunojnë të
vegjlit e tyre? (Filipianët
4:8) afroju drejtimin: “Pra-
ndaj, vëllezër, të gjitha sa
janë të vërteta, sa janë të
ndershme, sa janë të drej-
ta, sa janë të pastra, sa ja­
ne të dashura, sajanë me
emër të mirë, çdo gjë që
është virtyt dhe çdo gjë që
është lavdërim; këto me-
ndoni. Ato që keni mësu-
ar, që keni marrë e dëgjuar
nga Unë dhe keni parë tek
Unë, bëjini, dhe Perëndia
i paqes do të jetë me ju.”
Fotini Veroni