EmailFacebookKontakt

Oshenarët Theofan dhe Pansemna

OSHENARET THEOFAN
DHE PANSEMNA
(1 0 qershor)

Kanë jetuar në sheka­
lim e 4-t. Theofani ishte
tepër i pamshëm, bir idhuj-
tarësh të pasur të Antio-
kisë, të cilët e detyruan të
martohej në moshën pesë-
mbëdhetë vjeçe me një
vajzë të pasur, e cila vdiq
pas tre vjetësh. Atëherë, ai
u pagëzua dhe u ushtrua
për shumë vite, duke kresh-
muar së tepërmi dhe, duke
u falur në një qeli të ngu-
shtë që ndërtoi vetë jashtë
qytetit, derisa mori vesh
për Pansemnën, e cila, në
kundërshtim me emrin e
saj (=tepër modeste), ishte
një prostitutë e dëgjuar dhe
shumë e bukur, që tërhiqte
drejt mëkatit shumë burra.
Për ta shpëtuar edhe atë,

edhe ata që shkonin me të,
bëri lutje dhe mori vendimin
e guximshëm: La qelinë dhe
rrobat prej qimesh, shkoi në
shtëpinë atërore dhe u vesh
me rroba të ndritshme. Mori
nga i ati dhjetë litres florinj,
duke thënë se dëshironte të
martohej përsëri dhe mori
rrugën për në “strofkën” e
saj. Duke ngrënë bashkë me
mëkataren, ai e pyeti dhe
mori vesh se ajo e ushtronte
“profesionin” e saj shpirt-
shkatërrues për dymbë-
dhjetë vjet. Ai i propozoi
martesë dhe ajo e pranoi me
gëzim, sepse do të braktiste
jetën e shthurur, por edhe
sepse do të martohej me një
burrë tepër të pashëm. Ai i
dha florinjtë dhe, duke i thënë
se do të ikte për të përgatitur
dasmën, shkoi dhe pranë
qelisë së tij, ndërtoi një qeli
tjetër. Duke u kthyer, i tha
asaj, se para së gjithash ajo
duhej të bëhej e krishterë. Në
fillim ajo e pati të vështirë,
por më pas u bind, bëri
katekizëm për një javë dhe u
prek aq shumë nga mësimi
mbi Ferrin, sa që pasi u
pagëzua, liroi skllevërit e
saj, kurse gjithë pasurinë e
saj të turpshme e shndërroi
në enë që ia kushtoi Perë-
ndisë, dhe u mbyll në qelinë
e saj që i kishte ndërtuar
asketi. Sipas burimeve të
tjera të ndryshme, shenjtët
u martuan, por pasi më
parë Pansemna kishte
pranuar që të jetonin që në
fillim si vëllezër, kështu që
atëherë “bashkëshorti” i saj
ndërtoi qelinë e dytë. Ish
mëkatarja u ngjit në një
virtyt të tillë, sa që largonte
demonët dhe shëronte
sëmundje! Ajo fjeti pas një
viti e dy muaj, njëherësh
me oshënarin që ishte edhe
ky mrekullibërës (v. 363).