Një padrejtësi flagrante që vazhdon
4 milionë lekë të rrëmbyera në
llogarinë e Kishës nuk po kthehen
■ Gjyqet zvarriten qëllimisht në pafundësi –
Ringjallje e fuqishme
e traditës
Kjo histori, sa absurde aq edhe da-
shakeqe dhe skandaloze, nisi në vitin
1994 dhe ende sot nuk po gjen rrugën
e zgjidhjes.
Me paraqitjen nga privati Myzafer
Murati të një vendimi të Gjykatës (të
dt.20.7.1994), Zyra e Përmbarimit Ti-
ranë, lëshonte me një urdhër, të dt.
18.4.1996, me anë të të cilit vuri seku-
estro konservative në llogarinë e Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, me një shumë 4 milionë lekë,
fond për rrogat e klerikëve dhe i kaloi
ato në llogarinë e Përmbarimit, në de-
gën e Thesarit Tiranë. Një vendim i
gjykatës Tiranë, i dhjetorit 1996, e anu-
llonte këtë vendim, duke vërtetuar, se
Kisha. nuk kishte asnjë detyrim ndaj
z. Murati. Mbas këtij vendimi paratë
duhej të ktheheshin në llogarinë tonë,
por… Dega e Thesarit, në kundërshtim
me ligjin, ia kishte dhënë ato z. Murati!
Por, si ishte zhvilluar gjithë
kjo histori?
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë nuk kishte asnjë lidhje me
vendimin e mësipërm dhe as me z. Mu
rati. Ndërsa vendimi i gjykatës është
absurd dha pa asnjë bazë ligjore edhe
më i rëndë ishte veprimi i Degës së
Thesarit, që pa urdhër nga Përmbari-
mi, bëri menjëherë dhe në mënyrë
shumë të dyshimtë pagesën e parave.
Zanafilla ishte tek një gjykim rreth
konfliktit ndërmjet z. Myzafer Murati
dhe pronarëve të Markatos nr.6 tek
rruga Ali Demi, që i detyronte këta të
fundit t’i kthenin borxhin z. Murati, me
një vlerë 6,616 milionë lekë.
Me anë të kontratës të dt. 30 korrik
1993, Kisha bleu nga pronarët marka-
ton në fjalë dhe pas disa mosmarrëve-
shjesh, më 11 mars 1994, KOASH pa-
goi të gjitha paratë, duke u bërë prona-
re e godinës dhe që nga ajo ditë mbaron
edhe çdo lidhje me ish-pronarët. Këtu
fillojnë edhe veprimet e kundra-
ligjshme.
Katër muaj pasi Kisha ishte bërë
plotësisht pronare e objektit, Gjykata
e rrethit Tiranë rigjykoi çështjen Mu-
rati-ish-pronarët e Markatos nr. 6, më
20 korrik 1994, në favor të z. Murati,
vendim që mbeti në fuqi edhe nga Ka-
sacioni. Kështu, ish-pronarët e Mar
katos duhej t’i paguanin atij shumën
që i detyroheshin. Pas kësaj nis edhe
absurdi: Dy vjet pas gjykimit, Zyra e
Përmbarimit, pa marrë parasysh se
Kisha Orthodhokse nuk u detyrohej as
edhe një lek ish-pronarëve, që nga
marsi 1994, sekuestron llogarinë e saj
bankare, me 4,016 milionë lekë. Ky ve
ndim u kundërshtua menjëherë në gjy-
katë, dhe pas 6 muajsh doli vendimi,
kuptohet në favor të Kishës Orthodho
kse Autoqefale të Shqipërisë. Por, ndër-
kohë, në kundërshtim flagrant me çdo
ligj në fuqi, Dega e Thesarit ia kishte
kaluar paratë e Kishës z. Murati. Ndër-
kaq, protesta dhe kërkesa për të vënë
në vend këtë padrejtësi iu ishin drejtu-
ar Presidentit, Kryeministrit, Ministrit
të Financave dhe atij të Drejtësisë, si
dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por u
mor përgjigje vetëm nga Prokurori, se:
“Çështja pushohet, sepse nuk ka
shkelje ligjore”!…
Më 24 shkurt 1997, me një padi në
Gjykatën e Faktit të Tiranës, u kërkua
që Dega e Thesarit të kthente dëmin e
shkaktuar. Mbas 19 seancash gjyqë-
sore, vendimi ishte në favorin tonë, por
Dega e Thesarit u ankua në gjykatën e
Apelit, e cila e ktheu edhe një herë çë-
shtjen për rigjykim në shkallën e parë.
U zhvilluan edhe 13 seanca të tjera,
por, kur pritej dhënia e vendimit, u kër-
kua nga Dega Thessarit përjashtimi i
gjyqtarit. Por edhe gjyqtarja e re, që e
mori çështjen, nuk plotësonte kushtet
ligjore, sepse kishte dhënë më parë një
vendim në favor të z. Murati, në gjyki-
min me pronarët e Markatos 6… Që
nga ky pezullim i fundit kanë kaluar
gati 4 muaj dhe nuk është caktuar
gjykatës tjetër, ndërkohë që i janë
dërguar edhe dy letra kryetarit të
gjykatës…
Kështu, kalojnë muajt, vitet dhe
parave e Kishës, të mbledhura nga
kontributi i besimtarëve orthodhoksë,
vazhdon të mos u dihet fati. Dhe sa kjo
ka të bëjë me mungesën e zbatimit të
ligjit është pak a shumë e qartë. Më
pak e dukshme është ajo, se sa këto ve-
prime janë të qëllimshme ndaj komu-
nitetit tonë. Sepse vështirë të mendo-
het se do të ishtë zvarritur kështu çë-
shtja, po qe se kjo vjedhje do t’i kishte
ndodhur dikujt tjetër. Por, gjithsesi,
ende është e mundur të rivendoset e
drejta. Argumentat ligjore janë fare të
qarta. Duhet të gjendet vetëm vullneti
dhe dashamirësia ndaj Komuntitetit
tonë Orthodhoks.
Korresp. i “Ngjalljes”