Tiranë
Kori i Muzikës Bizantine në Televizion
Të dielën, 6 qershor,
në hapësirën për komu-
nitetet fetare të TVSH, u
transmetua një koncert
me muzikë bizantine nga
kori i drejtuar nga At
Justini. Ai përbëhet nga
13 vetë, gjysma nga
Tirana dhe gjysma nga
studentë të rretheve të
tjera të Akademisë Teo
logjike. Ky është kon-
certi i parë i këtij grupi
në Televizion, por jo i
vetmi. Më pa’rë ishte
organizuar një koncert
në Kishën Katedrale të
Ungjillëzimit dhe në një
promovim libri në Muze-
un Historik Kombëtar.
Koncerte të tilla do të
vazhdojnë shpejt edhe në
dioqezat e tjera.
Po si lindi ky kor? Mu-
zika Bizantine ka patur
një traditë mjaft të pasur
në trevat tona, ku duhet
veçuar figura e ndritur e
Shën Joan Kukuzelit nga
Durrësi. Por, vitet e ate-
izmit diktatorial bënë që
ajo të zbehej dhe me ri-
hapjen e kishave u ndje
shumë mungesa e psal-
tëve. Nën drejtimin e At
Justinit në vitin 1994 u
hap në Tiranë një kurs
për Muzikën Bizantine,
ku morën pjesë, madje
edhe muzikantë, që dë-
shironin të plotësonin
njohuritë e tyre. Por,
kthesa e vërtetë u bë me
futjen e Muzikës Bizan
tine në dhjetor 1997, në
programin e rregullt të
Akademisë Teologjike.
Dhe brenda pak muajve
rrezultatet ishin mjaft të
ndjeshme. Dëshmia më e
mirë për nivelin e arritur
janë shfaqjet e këtij kori
të suksesshëm, i cili
shpresojmë të jetë një
bazë e fuqishme edhe për
të ardhmen.
Në foto:
Gjatë
regjistrimeve
në
studion
e
Televizionit