Elbasan Mësimi më i mirë i besimit të krishterë
Ringjallje e fuqishme e traditësStudentët e Akademisë Teologjike
në ndihmë të shqiptarëve
të ikur nga Kosova
Bazë e jetës së krishterë është dashuria për të
tjerët, duke parë tek çdo individ figurën e Perëndisë.
Ndaj edhe për studentët e Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, orët më të realizuara të mësimit
ishin ato që kaluan në ndihmë të vëllezërve të ardhur
nga dhuna në Kosovë. Siç edhe kemi pasqyruar, kjo
ndihmë filloi ditët e para të krizës, me kontributin
në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” etj.,
për të vazhduar më pas në kampin e ngritur në Ndroq
nga Kisha jonë, në bashkëpunim me organizata
fetare ndërkombëtare.
Ndërsa në periudhën para përfundimit të
procesit mësimor, ata u impenjuan në shpërndarjen
e ndihmave të përgatitura nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë për rreth 150 familje të të
ardhurve, të vendosura në fshatin e Shën Vlashit.
Gjithashtu, ata shpërndanë shtroje, veshje, si dhe
ushqim për fëmijët e vegjël.