Kisha po rron brenda tragjedisë së Kosovës
– Intervistë e Kryepiskopit Anastas botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, dt. 7 maj 1999 –
1. Cili është kontributi i Kishës për
Kosovën?
Që nga viti i kaluar (më 13.3.1998)
kishim bërë “Thirrje për Krizën në Ko-
sovë” në shqip dhe në anglisht, duke the-
ksuar, se “Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë dënon shkeljen e të drejtave
njerëzore në Kosovë, si dhe në çdo vend
tjetër qoftë, dhe bën thirrje që ato të re-
spektohen sa më parë… Dhuna provokon
dhunë të re, dhe kështu krijohet një rreth
vicioz, në të cilin viktima bëhen të pa-
fajshmit dhe të pafuqishmit” (Shih: Ga-
zeta “Ngjallja”, mars 1998). Këto pikëpa-
mje kemi mbështetur në të gjitha konta-
ktet tona nëpër takime dhe kongrese të
ndryshme me përfaqësues të vendeve të
tjera. Që nga vjeshta e vitit 1998, kur të
ardhurit në Shqipëri kishin arritur në
22500, Kisha jonë mori iniciativën që të
ngjallte interesimin e Kishave të tjera të
Evropës për të siguruar ndihma. Kështu,
ne iu gjendëm pranë më shumë se 1/3 e
të ardhurve që ndodheshin në Shqipëri,
duke u dhuruar pako me veshje të reja
fëmijve nga mosha katër deri në katër-
mbëdhjetë vjeçe, si dhe grave. Kur filloi
sprova tragjike e kohëve ,të fundit, ne u
bëmë menjëherë një thirrje të re të gjitha
Kishave që bëjnë pjesë në Këshillin Bo-
tëror të Kishave, anëtare e të cilit është
dhe Kisha jonë, për ndihma të tjera e një-
kohësisht vumë në lëvizje të gjithë miqtë
tanë nëpër botë. Përgjigja ka qenë bujare.
2. Cila është sasia e ndihmave që u
ofroi Kisha juaj të shpërngulurve dhe e
gjithë veprimtaria humanitare?
Ndaj thirrjes që përmenda më lart
patëm një përgjigje të menjëhershme dhe
brenda 24 orëve u grumbulluan 1,7 mili-
onë dollarë amerikanë. Nga artikuj të
ndryshëm në ushqime, veshmbathje etj.,
të cilat na erdhën ditët e para të prillit,
dërguam 40 tonë në Kukës dhe 34 tonë
në Korçë dhe Pogradec. Ishte ndihma e
parë që mbërrinte aty. Ditët e Pashkës
dhamë në rrethin e Tiranës 16 mijë bukë
dhe mijëra litra qumësht, 13 tonë me
ushqime të ndryshme Bashkisë së Tira-
nës; gjithashtu Bashkive të Gjirokastrës,
Sarandës dhe Delvinës iu dhanë qu-
mësht për fëmijë. Deri sot kemi dhënë
gjithsej 220 tonë ushqime nëpër kampi-
ngje të ndryshme, bashki etj., të cilat fu-
rnizojnë të shpërngulurit. Kemi siguruar
1000 çadra familjare, 2800 krevatë me
dyshekë, si dhe 8000 batanije dhe ta-
shmë ka filluar funksionimi i një kampi-
ngu në Ndroq, i ngritur nga ana jonë.
Njëkohësisht është në zhvillim një tjetër
program për të ndihmuar 30000 të
ardhur që janë pritur nëpër familje. Për
muajt e ardhshëm kemi siguruar 10
milionë dollarë amerikanë për programin
e .Kishës Orthodhokse të Shqipërisë për
të shpërngulurit, program i cili zhvillohet
së bashku me programin e Këshillit Botë-
ror të Kishave “Action of Churches To
gether” (ACT). Gjithashtu, Klinika jonë
ka dhënë një sasi të madhe medika-
menesh. Kemi vënë në dispozicion të të
ardhurve mj ediset e kampingut tonë të
rinisë në Skrofotinë të Vlorës. Studentët
e Akademisë tonë Theologjike dhe shumë
anëtarë të Rinisë Orthodhokse punojnë
pranë kampingjeve të të ardhurve. Sho-
qata e Gruas Orthodhokse përgatit e
shpërndan pako familjeve që janë pritur
në banesa private. Deri tani, vetëm në
Tiranë kanë vizituar 400 familje. Një
kujdes i veçantë tregohet për nënat nga
Kosova që kanë lindur këtë periudhë. Një
grup i Kishës sonë që kujdeset për to, ka
dhenë deri tani mjetet e domosdoshme
për 63 nëna të reja.
3. Cili është qëndrimi zyrtar i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
lidhur me shpërnguljen me dhunë dhe
pastrimin etnik të shqiptarëve?
E kam thënë tashmë dhe e përsëris,
se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë dënon shkeljen e të drejtave nje-
rëzore në Kosovë, si edhe në çdo vend tje-
tër. Aq më tepër kur kjo shkelje shndë-
rrohet në shpërngulje me dhunë dhe gje-
nocid. Më 29 mars 1999, Sinodi i Shenjtë
i Kishës sonë diskutoi për këtë çështje
dhe dha këtë komunikatë zyrtare: “Një
thirrje e thjeshtë e Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë: Me gjithë shpirt marrim
pjesë në dhimbjen e a tyre që vuajnë nga
padrejtësia dhe dhuna për shkak të kri-
zës në Kosovë. Kjo situatë jashtëza-
konisht e vështire, nuk mund të zgjidhet
me retorikë dhe deklarata të lehta. Por,
duke u lutur përditë “për ata që na
urrejnë dhe për ata që na duan”, i falemi
përulësisht Perëndisë të së vërtetës dhe
të dashurisë që të bëjë mrekullinë e Tij,
që sa më shpejt të mbizotërojnë paqja dhe
drejtësia në rajonin tonë të trazuar.
Tashmë ne kemi ndihmuar dhe, brenda
mundësive tona, vazhdojmë të punojmë
për të zbutur vuajtjet e të ikurve nga
konflikti, të cilët erdhën në Shqipëri”. Su-
Ime të dhunshme, spastrime etnike,
shpërthyese ose graduale, në çdo pikë,
me çfarëdo preteks dhe me viktima nje-
rëz të pafajshëm, janë të dënueshme.
4. Përputhet qëndrimi i Kishës Greke
me atë të Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë?
Kisha e Shqipërisë merr pjesë
direkte në sprovën e madhe që ka filluar
me krizën në Kosovë. Ajo rron brenda
ciklit të kësaj tragjedie. Kisha e Greqisë
ndodhet më larg dhe shumica atje
ndjekin si spektatorë, sipas informacio-
neve të ndryshme. Ata nuk kanë për-
vojën tonë. Ne përpiqemi që t’i ndhmojmë
të gjithë që të kuptojnë përmasat e vërte-
ta të dramës kosovare dhe kemi informu-
ar dhe kemi nxitur shumë njerëz me
qëllim të na ndihmojnë në përpjekjet
tona për zbutjen e vuajtjeve të të shpë-
rngulurve, të viktimave të pafajshme të
egërsisë së luftës. Tashmë kemi marrë
ndihmë nga shumë Mitropoli dhe nga
shumë grupe dhe persona. Kisha Ortho
dhokse Autoqefale e Shqipërisë në këtë
krizë ka marrë iniciativën (siç e për-
mendëm pak pë lart) që të vërë në lëvizje
shumë Kisha të Evropës dhe të Amerikës
dhe bashkë me to përpiqet për zbutjen e
dhimbjeve të njerëzve të vuajtur,
shumica e të cilëve tradicionalisht bëjnë
pjesë në komunitetin mysliman. Përgji-
thësisht, Doktrina Orthodhokse nënvi-
zon gjithnjë vlerën e përjetshme të çdo
personi njerëzor, pa dallim prejardhjeje
racore. Ajo përkrah të drejtat njerëzore,
veçanërisht të drejtën e zhvillimit të lirë
Vijon në faqen 8
Kisha po rron brenda tragjedisë së Kosovës
Vijon nga faqja 7
të çdo njeriu, çdo populli, çdo komuniteti,
pavarësisht se çfarë beson, madje edhe
në se beson. Dhe thekson vazhdimisht
nevojshmërinë e bashkëjetesës paqësore.
Këto parime bazë, Kisha e Shqipërisë për
vite të tëra i përjeton dhe i shpall.
5. Si i interpretoni marrëdhëniet e
Qeverisë shqiptare me Kishën Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë pas
shpërthimit të krizës në Kosovë dhe
pastrimit etnik?
Marrëdhëniet e Qeverisë shqiptare
me Kishën Orthodhokse janë plotësisht
harmonike. Qeveria – anëtarë të zgjedhur
të së cilës bëjnë pjesë në familjen
orthodhokse – është në gjendje të njohë
veprimtarinë bamirëse të Kishës
Orthodhokse në Shqipëri. Të gjithë ata
që janë me përgjegjësi në sektorin publik,
e dinë mirë se Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë është një faktor
zhvillimi shpitrëror, kulturor dhe
shoqëror në Shqipëri, një ambasador i
rëndësishëm në organizma ndërko-
mbëtare kishtare, tek të cilat bën pjesë.
6. Nga ana juaj e mbështetni pikë-
pamjen, se në Kosovë ekziston një konflikt
i ashpër midis myslimanizmit dhe
kristianizmit? Dhe se k^ përbën një nga
shkaqet e fillimit në konfliktit në Kosovë?
Një pikëpamje e tillë është kre-
jtësisht e gabuar. Inicuesit e kësaj krize
nuk veprojnë në emër të ndonjë feje. Për-
kundrazi, ata janë rritur dhe janë arsi-
muar në një periudhë përbuzjeje të plotë
të fesë. Veç kësaj, dihet se shumica dë-
rrmuese e shteteve që bëjnë pjesë në
NATO kanë traditën e krishterë. Përdo-
rimi i ideve ose parullave fetare në konfli-
ktet e armatosura, është tepër e rrezik-
shme. Çdo krim në emër të njerës apo të
tjetrës fe, është krim ndaj vetë fesë.
Kisha jonë këmbëngul, se vaji i shenjtë i
fesë nuk duhet të përdoret nga askush
për të fuqizuar zjarrin e konflikteve të
armatosura. Ai është një dhuratë Perë-
ndie, për të zbutur zemrat, për të shëruar
plagët dhe për të vëllazëruar njërëz dhe
popuj.
7. Cili është mesazhi juaj ndaj
popullit kosovar^
Marriiji pjesë me gjithë shpirt në
dhimbjen e të gjithë a tyre që vuajnë nga
padrejtësia dhe dhuna për shkak të tra-
gjedisë në Kosovë, të sigurt se fuqitë e
dhunës, të hipokrizisë dhe të padrejtësisë
do të përmbysen dhe do të munden me
fuqinë e Perëndisë. Gjatë gjithë kësaj ko-
he kemi qënë e vazhdojmë të jemi pranë
tyre me dashuri të sinqertë dhe mbeshte-
tje konkrete, që të kapërcehet me sa më
pak dhimbje kjo sprovë e tmerrshme.
Urojmë dhe lutemi që në Kosovë të mbi-
zotërojë një paqe e drejtë dhe e qëndrue-
shme dhe sa më parë të shpërngulurit
me dhunë të kthehen në vatrat e tyre.
8. Si i shikoni ju marrëdhëniet midis
feue të Shqipëri?
Si komunitete fetare në Shqipëri, pas
mbarimit të përiudhës ateiste, kemi
arritur diçka jashtëzakonisht të rëndë-
sishme: Bashkëjetesën paqësore, mirë-
kuptimin reciprok dhe respektin e sinqe-
rtë ndaj njëri-tjetrit. Kjo është një gjë
që duhet ta ruajmë me çdo kusht, ta zhvi-
llojmë sa më shumë dhe të mos e lëmë të
brehet nga çdo lloj fondamentalizmi
fetar. Bashkëjetesa paqësore e komu-
niteteve fetare në Shqipëri përbën një
shembull i shkëlqyer tolerance dhe
pranimi të pluralizmit fetar në një
shoqëri moderne, për tërë rajonin e
Ballkanit.
9. Si mund të bashkëjetojnë në paqe
popujt e Ballkanit1? Si e shikoni ju
kontributin e feve?
Duhet ta kuptojmë të gjithë se ajo
që i duhet Ballkanit në një plan afatgja-
të, është bashkekzistenca paqësore,
pranimi i shumëllojshmërisë etnike dhe
fetare. Ajo që kërkohet, mbetet se bindjet
e ndryshme fetare në vend që të përdo-
ren si faktorë konflikti, të lartësohen në
mbartës të bashkekzistencës krijuese
shoqërore. E vetmja mundësi që rajoni
ynë të rrojë në paqe është ekzistenca e
respektit reciprok ndaj lirisë së
ndërgjegjes të çdo njeriu, pavarësisht se
çfarë beson dhe në se beson, dhe të lirive
të çdo pakice në çdo vend.
Do të kërkohen iniciativa të reja, me
mendim krijues dhe perspektivë më të
gjerë. Do të duhet që të gjitha komuni-
tetet fetare të kërkojnë në shtresat më
të thella të doktrinës së tyre dhe në faqet
më të mira të traditës së tyre parimet e
një antropologjie të shëndetshme, duke
i vënë theksin respektimit të sinqertë të
çdo personi njerëzor; dhe në vazhdim të
përpiqen me moralin e udhëheqjes së
tyre dhe arsimimin e të gjitha anëtarëve
të tyre për zhvillimin dhe mbizotërimin
e këtyre parimeve.