EmailFacebookKontakt

Falenderoj Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë…

“Falenderoj Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe gjithë besimtarët orthodhoksë
shqiptarë për ndihmën që pojapin”
Mesazhi i urimit për Pashkët i Kryeministrit Pandeli Majko
Fortlumturisë së Tij,
Prof. Dr. ANASTAS
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i
gjithë Shqipërisë
I nderuar Hirësi,
Të nderuar besimtarë orthodhoksë
shqiptarë brenda dhe jashtë
Shqipërisë.
Ju uroj përzemërsisht, për shumë
vjet Gëzuar Pashkët. Festa e gëzuar
e Pashkës na fton të gjithëve për
kurajo e besim, për vendosmëri e fo-
rcë, për bashkim e veprim, për për-
kushtim atdhetar e mobilizim total,
me qëllim që të përballojmë sfidat e
vështira dhe të dalim fitimtarë.
Në këto ditë të vështira për Kombin
tonë, të shoqëruara me tragjedi e
krime makabre, të shkaktuara, nga
koka të nxehta dhe duar të zeza të
shovinizmit serb, festa e Pashkëve

është një thirrje e kushtrim për të
shtrënguar radhët, është thirrje për
besim e shpresë për fitoren e jetës
mbi vdekjen, për ardhmërinë e
popullit e të kombit tonë.
Me këtë rast falenderoj Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë dhe gjithë besimtarët orthodho-
ksë shqiptarë për ndihmën e çmuar
që po japin në përballimin e vë-
shtirësive e problemeve të vë-
llezërve tanë nga Kosova e martiri-
zuar.
Kryqëzimi i Krishtit dhe Ringjallja
e Tij është një rast i veçantë adhu-
rimi për atë që ngjalli besimin e
njerëzve me dashurinë, shpresën
dhe paqen e përjetshme.
Edhe një herë Gëzuar Pashkët dhe
Zoti na bekoftë në rrugën tonë të
mbijetesës e të prosperitetit të
popullit e të Kombit tonë.