EmailFacebookKontakt

Tiranë – Me besimin e patundur tek ndihma e Perëndisë

Pashkët 1999 – Kremtim shprese dhe besimi në të ardhmen
Tiranë – Me besimin e patundur tek ndihma e Perëndisë
■ Me gjithë vështirësitë e çastit dhe motin e keq, Kisha e Ungjillëzimit ishte vazhdimisht e mbushur nga
besimtarët –
– Personalitetet më të larta uruan Kryepiskopin Anastas dhe të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë –
Pikat e shiut dhe var-
gu i gjatë i njerëzve që i
drejtoheshin Kishës
natën e të shtunës, do të
ishte imazhi më dome-
thënës i Pashkëve të si-
vjetshme në Tiranë. E
gjithë java ishte një
lumë i pafund besimta-
rësh, që mbushnin Ki-
shën katedrale të Ungji-
llëzimit, por edhe mje-
diset rreth saj. E dë-
shmon këtë edhe numri
impresionues i qirinjve
marrë nga besimtarët –
që u shoqëruan nga lutje
plot besim e shpresë
Perëndisë për qetësi,
paqe dhe kapërcimin sa
më të shpejtë të këtyre
çasteve të vështira për
gjithë vendin. Ndaj edhe
shiu nuk mundi të bëhej
pengesë për besimtarët
e shumtë, por edhe qyte-
tarët e besimeve të tjera,
që erdhën për të asistu-
ar në çastin madhështor
të Ngjalljes, për të ma-
rrë “Dritën që nuk
perëndon”. Edhe Mesa-
shi i Pashkës i Kryepi-
skopit Anastas rrezatoi
pikërisht këtë ngazëllim
të Zotit të Ngjallur,
shpresën për kapërci-
min shpejt të tragjedisë
që po jetojmë, besimin e
patundur, se Perëndia
do të jetë pranë nesh në
çdo vështirësi.
Dita e dielë, 11 prill,
nisi me Shërbesën e Da-
shurisë të kryer nga
Kryepiskopi Anastas, i
cili mori urimet më të
ngrohta nga të gjithë be-
simtarët e pranishëm.
Më pas, në mjediset e
Kryepiskopatës së Hir-
shme u pritën vizitat e
rastit. Për të uruar be-
simtarët orthodhoksë
erdhën President! i Re-
publikës, Prof. Dr. Re-
xhep Meidani, Kryetari
i Parlamentit, Prof. Dr.
Skënder Gjinushi dhe
nënkryetarët, Z. Namik
Dokle dhe Znj. Jozefina
Topalli; Kryeministri, Z.
Pandeli Majko, Zëve-
ndëskryeministri, Z. Ilir
Meta, ministrat Milo,
Koçi, Angjeli, Demeti,
Bufi, Ulqini, Kondi, La-
krori; Kryetari i Komu-
nitetit Mysliman Haxhi
Hafiz Sabri Koçi, Krye-
gjyshi botëror Bekta-
shian Haxhi Dede Re­
shat Bardhi, Kryetari i
Konferencës Ipeshkv-
nore Katolike Mons.
Rrok Mir-dita, Sheh
Muhamet Pazari; anëta-
rë të kryesisë të Partisë
Socialiste; kryetari i
Partisë Demokratike,
Prof. Dr. Sali Berisha,
zotërinjtë Godo, Ceka,
Laço etj., deputetë dhe
intelektualë të njohur;
ambasadorët e SHBA,
Rusisë, Britanisë së
Madhe, Bullgarisë, Au-
strisë, Palestinës dhe

përfaqësues diplomatikë
të Greqisë e Rumanisë,
besimtarë etj.
Korresp. i “Ngjalljes”

Çaste nga vizitat e urimit në Kryepiskopatën ? Hirshm