Të ndihmojmë ata
që kanë nevojë
Përfaqësia e Kishës së
“Shën Kollit” në Poro, bëri një
mbledhje të zgjeruar me be-
simtarët e fshatit Poro, me rend
dite: – Të ndihmojmë ata që
kanë nevojë.
Predikimi i Ungjillit sipas
Mateut. 25:31-46, që flet për
jetën e përjetshme dhe mu-
ndimin e përjetshëm e bëri dhe
më të përqëndruar mbledhjen.
Të gjithë pjesëmarrësit disku-
tuan dhe premtuan të ndihmo-
jnë me ç’të mundin të ardhurit
nga Kosova. Gjithashtu, u ca-
ktua një komision për mble
dhjen e ndihmave dhe dorëzi-
min e tyre në destiancion. Të
palodhur në këtë aktivitet u
treguan: Stavre Kola, Nasi
Loshi, Kozma Prifti, Tokli Nasi,
Arqile Bërdalli, Arqile Lepuri
dhe Thimo Moçka.
Në emër të kishës fale-
nderojmë të gjithë besimtarët
që dhanë kontributin e tyre
modest, po në veçanti, ata që i
sollën vetë në kishë. U dhanë
si më poshtë: miell 860 kg, fa-
sule 200 kg, vaj 10 kg, sheqer
10 kg, makarona 19 kg, oriz 8
kg, vezë 90 kokrra, lek 2700 e
veshmbathje 50 kg, me një
vlerë totale rreth 78000 lek. Kjo
ndihmë u dorëzua në magazi-
nën e Bashkisë në Vlorë, me të
gjitha dokumentat përkatëse.
At Sotir Prifti