Në foto: Pamje nga kampi i Ndroqit dhe një çast nga vizita e Kryepiskopit Anastas në të
Filloi veprimtarinë kampi i parë për shqiptarët e Kosovës
-Ai është ngritur nga organizmi ACT – “Veprimi i Kishave së bashku”/Zyra “ Shërbimi i Dashurisë” (DA) e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas-
Sapo kalon Ndroqin, aty
ku më parë ndodhej një repart
ushtarak, ka disa ditë që është
prishur qetësia dhe pamja prej
vendi të braktisur. Në ha-
pësirat e tij ka marrë jetë një
kamp për strehimin e shqi-*
ptarëve të dëbuar nga Kosova,
i ngritur nga organizmi që
përmbledh në një të vetëm
Zyrën ACT – Vëprimi i Kishave
së bashku, të Këshillit Botëror
të Kishave (ku është pjesëtare
edhe Kisha jonë) dhe Zyrës
Shërbimi i Dashurisë (DA) të
Kishës Orthodhokse Autoqefa
le të Shqipërisë. E gjithë kjo
veprimtari zhvillohet nën
kujdesin e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Në 3 maj aty mbërritën
bujtësit e parë, që shpejt e ka-
luan numrin 500, për të arri-
tur pak nga pak deri tek kapa-
citeti maksimal, prej rreth
1200 vetësh. Kampi është
konceptuar për të pasur, bre
nda mundësive, hapësira e ku-
shtet për një jetë normale. Si-
Vijon në faqen 12
Filloi veprimtarinë
kampi i parë
për shqiptarët e Kosovës
Vijon nga faqja 1
domos, gjatë punimeve
për ngritjen e tij u synua
të mos të dëmtoheshin
hapësirat e gjelbërta
dhe pemët, duke shma-
ngur hyrjen e qarku-
llimin vend e pa vend të
automjeteve, duke la-
rguar gjithë mbeturinat
etj. Deri në fund të javës
së parë të funksionimit
ishin ngritur rreth 110
çadra, të cilat ishin të
pajisura me krevatë,
dyshekë, çarçafë, bata-
nije etj., për çdo person
të strehuar. Një zgjidhje
e veçantë ishte edhe ajo
e ushqimit: ai jepet mbi
bazë familjeje, për t’u
gatuar pastaj sipas dë-
shirës në sobat me gaz
që disponon çdo tendë.
Gjithashtu, çdo mëngjes
shpërndahet edhe qu-
mësht për fëmijët etj.
Sipas përgjegjësit
për kampin, shpejt do të
vihen në dispozicion të
të ardhurve edhe disa
godina ekzistuese që po
riparohen, si dhe disa
mjedise të reja që po
mbarojnë së ndërtuari,
të cilat do të shërbejnë
për strehim familjesh
dhe qëllime të tjera
sociale. Ai, gjithashtu
flet për ujin, që është i
siguruar për 24 orë, i
filtruar dhe i klorinuar;
për ndërtimin e mje-
diseve për nevojat mje-
kësore, për nevojat e ar-
simimit etj. Kënaqësi
për kushtet, të shprehin
edhe shqiptarët nga
Kosova, me të cilët
bisedon. Kështu, Përpa-
rim Vula, jurist nga Gja
kova na tregon për vë-
shtirësitë e dy-tre ditëve
të para, të cilat u kapër-
cyen hap pas hapi dhe
kushtet e gjithnjë e më
të përshtatshme për një
jetë sa më afër normales
që po krijohen.
Ditën e enjte, 6 maj,
ky kamp u vizitua nga
Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, Anastasi, i
cili u interesua nga afër
për kushtet e siguruara
dhe përmirësimin e tyre
në ditët e ardhshme.
Kryepiskopi hyri në të
gjitha mjediset e ka-
mpit, duke përcjellë
mesazhe shprese dhe
sigurie në ndihmën e
Perëndisë. Ai bashkë-
bisedoi me përgjegjësit,
por edhe me shumë nga
të ardhurit, duke u nda-
lur e interesuar sido-
mos për më të vegjlit
dhe nevojat e tyre, si dhe
u kërkoi të rinjve të
Akademisë Teologjike të
Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipë-
risë, që ndihmojnë si
vullnetarë, që të për-
piqen të krijojnë progra-
me argëtimi e loje për
fëmijët. Gjithashtu, ai
tha, se në kamp do të
vijë në ditët e ardh
shme edhe Klinika e
lëvizshme dentare e
Kishës sonë. Kryepisko
pi u largua, duke pre-
mtuar se shumë shpejt
do të kthehej përsëri
pranë tyre, kur puna të
jetë kompletuar.
Gjithashtu, sipas
Gary Sibson nga Austra
lia, i cili mbulon progra
min e kampeve për llo-
gari të ACT/DA, po stu
diohen edhe disa vende
për të ngritur kampe të
tjera, për të arritur në
një kapacitet të përgji-
thshëm prej 15 mijë
vetësh të strehuar në
to, kampe për të cilat
janë siguruar fondet e
mjetet e nevojshme.
Korresp. i “Ngjalljes”