“Restaurimi e vlerësimi i këtyre monumenteve të shenjtapërbën detyrim… ”
– Parathënia e librit “Kishat Pasbizantine…”, shkruar nga Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi –
N
ë Shqipërinë modernne ruhen shumë
monumente arkitektonike, krijime të
besimit të krishterë orthodhoks nëpër she
kuj. Arti Bizantit ishte shtrirë deri në skajet
veriperëndimore të perandorisë dhe e
vazhdoi praninë e tij krijuese gjatë
sundimit të gjatë otoman. Monumentet pas
bizantine, imponuese apo ndërtesa të thje-
shta, dallohen për specifikën e tyre artisti-
ke dhe thjeshtësinë harmonike. Fatmirë-
sisht, edhe gjatë periudhës së persekutimit
të pamëshirshëm ateist, ato ngjallnin res-
pekt dhe shumë prej tyre shpëtuan nga she-
mbja. Madje, interesimi i disa qarqeve ite-
lektualësh për ruajtjen e kësaj trashëgimie
shpirtërore të popullit, i çoi ata në studime
dhe botime të rëndësishme (shih revistat
Monumentet, Studime Historike, Buletin
i Universitetit Shtetëror të Tiranës). Por
mjerisht, ndryshimet e shumta dhe tra-
zirat politiko-shoqërore gjatë gjashtë vi-
teve të fundit dhe kriza e thellë ekonomike,
ndikuan në vyshkjen e interesit shtetëror
për monumentet e kulturës.
Kisha e Shqipërisë, menjëherë pas
persekutimit shumëvjeçar fetar, synoi të
rimerrte vendet e kultit që ka krijuar dhe
ka ruajtur në shekuj dhe më pas të kryente
restaurime sistematike. Deri në vitin 1997,
me hirin e Perëndisë, me ndihmesë finan-
ciare të shumë miqve, të njohur e të panjo-
hur dhe me mundin plot zell të bashkëpu-
nëtorëve të zgjedhur, krahas ngritjes së 67
kishave të reja dhe meremetimit të 100 të
tjerave, u realizuan punime restauruese në
63 ndërtime kishtare, mjaft nga të cilat ja-
në pasbizantine, siç janë kishat e Metamor-
fozës dhe e Taksiarkëve në Gjirokastër, e
Shën Gjergjit në Libofshë, e Shën Spiridho-
nit në Berat, e Shën Dhimitrit në Fikas;
Manastiret e Shën Kozmait në Kolkondas,
i të Tërëshenjtës në Ardenicë etj.
Në këto bën pjesë edhe botimi i këtij
studimi të shkëlqyer “Kishat pasbizantine
në Shqipërinë e Jugut”, të arkitektit e re-
stauruesit të shquar z. Pirro Thomo. Me
këtë botim dëshirojmë që, nga njëra anë,
të mbushim një vakum shkenncor dhe, nga
ana tjetër, të shprehim obligimin dhe nevo-
jën e ngutshme të ruajtjes dhe evidentimit
të këtyre monumenteve. Sepse, sot armiku
i tyre i madh është indiferentizmi, koha e
kushtet e ashpra atmosferike. Edhe pse
të lënduara, këto monumente zbulojnë
besimin e flaktë, fuqinë artistike e gja-
llërinë shpirtërore të krijuesve të tyre dhe
tregojnë ekzistencën në këtë rajon të ko-
muniteteve orthodhokse dinamike.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë, megjithë nevojat kolosale që përba-
llon në të gjitha fushat për rimëkëmbjen e
saj nga gërmadhat, do vazhdojë të kërkojë
burime financiare, për të ruajtur këto dë-
shmi bindëse të pranisë së vazhdueshme
të të krishterëve orthodhoksë në vend. Re
staurimi e vlerësimi i këtyre monumente
ve të shenjta përbën një detyrin respekti
ndaj trashëgimisë kulturore të Evropës,
por edhe një detyrë ndaj brezit të ri e atyre
që do të vijnë. Sepse është fjala për objekte
rinovimi shpirtëror dhe frymëzimi artistik,
për qendra kontributi të gjerë shoqëror.
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë