EmailFacebookKontakt

Promovohet një libër mbi trashëgiminë kulturore Orthodhokse

Promovohet një libër mbi trashëgiminë kulturore Orthodhokse
“Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut”
– Deri tani, Kisha jonë ka shpenzuar rreth 3 milionë dollarë për restaurimin e objekteve fetare Monumente Kulture –
Të mërkurën 31 mars,
në sallën e madhe të Mu-
zeut Historik Kombëtar të
mbushur plot e përplot, u
bë promouimi i librit të
Prof. Dr. Pirro Thomo “Ki-
shat Pasbizantine në
Shqipërinë e Jugut”. Li­
bri u botua me kujdesin e
Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë, Fortlumtu-
risë së Tij, Prof. Dr.
Anastasit.
Ishte hera e parë që
Kisha jonë organizonte
një prezantim kaq të rë-
ndësishëm. Edhe në të
kaluarën, veç botimeve e
aktiviteteve fetare, nuk
ka munguar kontributi i
saj per kulturën, por për
herë të parë bëhej botimi
i një teksti studimor të
një niveli kaq të lartë,
mbase unik në llojin e vet
për nga larmia e materia-
leve dhe plotësia e vë-
shtrimit shkencor. Kjo
solli edhe interesimin e
jashtëzakonshëm për të
marrë pjesë në takimin
prezantues, ku salla u
mbush plot e përplot dhe
pati njerëz që u desh të
qëndronin në këmbë. Në
veprimtari mori pjesë
edhe Kryetari i Akademi-
së së Shkencave, Prof. Dr.
Ylli Popa, drejtori i Insti-
tutit të Monumenteve
Artan Shkreli, studjues,
familjarë e miq të autorit,
personalitete të fushave
të ndryshme të shkencës,
ambasadorët e Britanisë,
Greqisë e Rumanisë etj.
Veprimtaria u hap me
një koncert të shkurtër
me muzikë bizantine nga
kori i Akademisë Teolo-
gjike Ngjallja e Krishtit
në Shën Vlash të Durrë-
sit, i drejtuar nga At Ju-
stini, që u pasua nga fjala
hyrëse e Kryepiskopit
Anastas, në të cilën u bë
një pasqyrim i ndihmeses
së rëndësishme, rreth 3
milionë dollarë, që ka
dhënë Kisha Orthodho­
kse Autoqefale e Shqipë-
risë për restaurimin e
objekteve që janë monu­
mente të kulturës sonë
kombëtare.
Pastaj Dr. Aleksandër
Meksi foli për vlerat e
librit. Ai në fillim theksoi,
se në ditë të vështira,
dëshmitë historike janë
mbështetjë për kombin.
Eshtë vërtet nder dhe e
veçantë per vendin tonë,
fakti se periudha që tra-
jton libri ka lënë në Shqi-
përi dëshmi nga më të
shquarat. Ai bëri edhe një
analizë të vlerave e rë-
ndësisë së veprës. Pastaj
foli z. Artan Shkreli, i cili
preku edhe problemet
shqetësuese për ruajtjen
e kësaj kujtese historike.
Për vlerat e librit ai the­
ksoi, se ishte hera e parë
që albanologjisë shqipta-
re i vihet në dispozicion
një vepër kaq e plotë, se-
pse, për fat të keq, në
studimet e bëra për këtë
periudhë, pothuajse nuk
është folur për historinë
e ndërtimeve biza’ntine në
Shqipëri. Ndërsa Prof Dr.
Ali Muka, përveç vlerave
të punës së z.Thomo, me
të cilin ka punuar bashkë
për një kohë mjaft të
gjatë, kujtoi edhe vlerat e
tij njerëzore. Në fund foli
autori, i cili falenderoi të
pranishmit, si dhe Krye-
piskopin Anastas për
ndihmesën e dhënë, që
libri të shihte dritën e
botimit, si dhe kujtoi gji-
thë ata breza studjuesish
që dhanë një kontribut të

Nëfotot: Çaste nga pronto vimi i librit në sallën e
mbledhjeve të Muzeut Historik Kombëtar
paçmuar në mbrojtjen,
njohjen dhe restaurimin
e kësaj vepre të paçmuar
të ngritur në shekuj.
Korresp. i ‘”Ngjalljes”