Dhiata e Vjetër për
ardhjen dhe misionin
e Shpëtimtarit
I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit,
njeri i dhembjes, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me
dikë, para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar dhe
ne nuk e çmuam aspak.
Megjithatë, ai mbante sëmundjet tona dhe
kishte marrë përsipër dhembjet tona: por ne e
konsideruam të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe
të përulur.
Por, ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona,
u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi, për të cilin
kemi paqen është mbi të dhe për shkak të vurratave
të tij ne jemi shëruar.
Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh
ndiqte rrugën e vet dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të
paudhësia e ne të gjithëve.
I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. U
soil për theije si dele. Dhe sikurse qengji i pafajshëm
nuk nxjerr zë përpara atij që e qeth, kështu nuk e
hapi gojën e tij.
Me përuljen e tij, gjykimi i tij u ngrit. Po ori-
gjinën e tij kush do ta tregojë? Sepse ai u largua
nga toka e të gjallëve dhe u godit për shkak të shke
ljeve të popullit tim. Kishin caktuar ta varrosnin
bashkë me të pabesët, por kur vdiq e vunë me të
pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe
nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.
Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të
vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin,
ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij,
dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.
Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij
dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i
drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta,
sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.
Prandaj do t’i jap pjesën e tij midis të më-
dhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,
sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje
dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur
mëkatin e shumë vetëve dhe ka ndërhyrë në favor
të shkelësve.
(Këto fjalë të profetit Isaia, të shkruara
shekujpara lindjes sëJisuit, tregojnë historinë
e misionit të tij mesianik).