EmailFacebookKontakt

Mbretëria e Qiejve

Epiqendra ë për-
mbajtjes së Ungjillit të
Shenjtë është “Mbre-
tëria e Qiejve”. Këtë
frazë me sinonimet pa-
ralele; “Mbretëria e
Perëndisë”, “Mbretëria
e Atit”, “Mbretëria e Bi­
ri t të Njeriut” e gjejmë
51 herë tek Ungjilli
sipas Mattheut, 14 herë
tek Ungjilli sipas Mar­
ku t dhe 34 herë tek Un-
gjilli sipas Llukait.
Me predikimin e
“Mbretërisë” e fillon
lisui predikimin e Tij
pas pagëzimit dhe nga-
sjeve (Matth. 4,17) dhe
e përfundon misionin e
Tij historik me dekla-
rimin, se u dha në atë
“çdo pushtet si në qiell,
ashtu edhe mbi dhë”.
Në mënyrë të veçantë
“Mbretëria e Qiejve” e
sqaron lisui nëpërmjet
paravolive të Tij: “Mbre-
tëria e Qiejve i ngjan një
kokrre sinapi, të cilën e
merr një njeri dhe e
mbjell në arrën e vet”
(Matth. 13,31); “Mbre-
tëria e Qiejve i ngjan një
thesari të fshehur”
(Matth. 13,44); “Mbre-
tëria e Qiejve i ngjan një
tregtari që shkon të
kërkojë margaritarë të
bukur” (Math. 13,45);

“Mbretëria e qiejve i
ngjan një rrjete të he-
dhur në det” (Matth.
13, 47); lisui i mëson
dishepujt e tij me të
fshehtat e Mbretërisë
së Qiejve (Matth 13,11^
Gjithashtu, me veprën
e Tij dhe veçanërisht
me dëbimin e demonë-
ve, vjen “Mbretëria e
Perëndisë” (Matth. 12,
28). Kjo frazë paraqitet
fuqinë e plotë të Perë-
ndisë.
“Mbretëria” para­
qitet si e vërtetë histori-
ke dhe mbetet të plo-
tësohet në të ardhmen.
Në “Mbretërinë e Qiejve”
do të hyjnë të varfrit e
të përndjekurit (Matth.
5,3-10); tagrambledhë-
sit e gratë e përdala që
pendohen (Matth 21,
31); ata që bëhen si fë-
mijët e vegjël (Matth.
18,3); ata që zbatojnë
dëshirën e Atit, që është
në qiej (Matth. 7, 21);
ata që do të mohojnë
pasurinë e tyre (Matth
19,24); ata që sakrifiko-
jnë veten e tyre për hir
të Mbretërisë së Qiejve
(Matth. 19,12).
Hyrja në “Mbrëtëri-
në e Perëndisë” arrihet
me ruajtjen e porosive
të Perëndisë.
Koha përfundim-
tare, që lidhet me gjy-
kimin është e panjo-
hur, prandaj duhet të
rrimë zgjuar (Matth.
24,42). Duhet të jemi të
përgatitur si virgjë-
reshat e paravolisë
(Matth. 25,1). Me këtë
kuptim “Mbretëria e
Perëndisë” realizohet
brenda pranisë së hi-
storisë dhe të botës, në-
përmjet Kishës dhe plo-
tësohet pas gjykimit të
dytë e përfundimtar të
Krishtit.
Andrea Llukani