Një thirrje e thjeshtë
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Me gjithë shpirt marrim pjesë ë
dhimbjen e atyre që vuajnë nga pad-
rejtësia dhe dhuna për shkak të krizës në
Kosovë. Kjo situatë jashtëzakonisht e
vështirë nuk mund të zgjidhet me retorikë
apo deklarata të lehta. Por, duke u lutur
përditë për ata që na urrejnë dhe që na
duan”, i falemi përulësisht Perëndisë të së
vërtetës dhe të dashurisë, që të bëjë
mrekullinë e Tij, që sa me shpejt të
mbizotërojë paqja dhe drejtësia në rajonin
tonë të trazuar. Tashmë ne kemi ndihmuar
dhe, brenda mundësive tona, vazhdojmë
të punojmë për të zbutur vuajtjet e të
ikurve nga konflikti, të cilët erdhën në
Shqipëri.
Tiranë, 29 mars 1999
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Njëfoto e Kryepiskopit Anastas me pilotët danezë që sollëv ^aitnnat dhe njëpamje e aeroplanit ‘Herkules” të flotës ajrore mbretërore të Danimarkës.