“Sepse pata uri, e më dhatë për të ngrënë; pata etje, e më dhatë të pi;
qeskë i huaj, e më mikpritët; i zhveshur, e më veshët; i sëmurë, e më
vizituat; qeshë në burg, e më erdhët.” Mattheu 25:35-36
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë pranë të ikurve
nga dhuna në Kosovë
– Ndihmat u siguruan me kujdesinn dhe interesimin e drejtpërdrejtë
të Kryepiskopit nga organizatat ekumenike kishtare me të cilat
kemi lidhje –
– Deri tani janë grumbulluar 1.7 milionë dollarë dhe kanë ardhur
3 aeroplanë me 51 tonë hdihma ushqimore –
Me nxitjen dhe
mbështetjen e Fortlu-
mturisë së Tij, Kryepi
skopit të Tiranës, dhe
të gjithë Shqipërisë
Anastasit, Zyra “Shër-
bimi i Dashurisë” (Dia-
konia Agapis) e Kishës
Orthodhokse Autoqe
fale të Shqipërisë, që
mbulon programet so-
ciale, të zhvillimit dhe
emergjencës, është du
ke zbatuar një program
mjaft të gjerë për të
ndihmuar shqiptarët e
ardhur nga dhuna në
Kosovë, pa asnjë lloj
dallimi fetar apo tjetër
(deri të martën mbi 260
mijë vetë). Në këtë
veprimtari ajo mbë-
shtetet nga ACT (Ac
tion by Churches To
gether), zyrë pranë Kë-
shillit Botëror të Ki-
shave që mbulon emer-
gjencat. Ky program po
zbatohet nga personeli
i Zyrës “Shërbimi i
Dashurisë” në bashkë-
punim edhe me perso-
nel ndërkombëtar ar
dhur për të ndihmuar.
Gjithashtu, në përpu-
thje me nevojat, nën
kujdesin e përgjegjëses
së Zyrës, Znj. Peni De-
lijani nga SHBA, po
zgjerohet ndjeshëm
Vijon në faqen 2
Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë
pranë të ikurve
nga dhuna në Kosovë
Vijon nga faqja 1
edhe stafi vendas
Pas apelit të lëshuar,
ACT grumbulloi vetëm
në pak ditë 1.7 milionë
dollarë, ku vetëm Chu
rch World Service nga
SHBA dha 800 mijë do-
llarë. Menjëherë pas
kësaj, u organizua
mbledhja dhe dërgimi i
ushqimeve dhe mjetëve
të të tjera të nevo-
jshme. Në 2 prill mbë-
rriti aeroplani i parë
nga Danimarka, një “11.
’76”, i cili solli në Aero
portin e Rinasit 21 tonë
prodhime ushqimore, si
dhe 2 kamionë e dy fuo-
ristrada, që do të shër-
bejnë për shpërndarjen
e tyre (gjithsej një nga-
rkesë prej 40 tonësh).
Të nesërmen, si dhe në
ditët e mëpasme, ma-
llrat u sollën ga aero-
planë “Herkules” të
Flotës Ajrore Mbretë-
rore Daneze. Më 3 prill
u sollën 9 tonë qumësht
pluhur, dhe 6 tonë bi-
skota me vlera të larta
ushqimore. Më 4 prill
mbërriti edhe një nga-
rkesë tjetër me ushqi-
me prej 15 tonësh. Po
më 4 prill, filloi shpër-
ndarja e ushqimeve,
duke çuar 21 tonë në
qytetin e Kukësit. Këto
ditë do të vijnë edhe 2
ngarkesa të tjera nga
15 tonë nga Danima
rka, me 1000 tenda 8-
vendëshe dhe pajisjet e
nevojshme për nje
kamp, si dhe një aero
plan me 40 tonë ushqi-
me nga Rumania.
Eshtë planifikuar
dhe është bërë kërkesa
përkatëse edhe për
ngritjen e një kampi
për refugjatët, të gjitha
pajisjet dhe mbarëva-
jtja e të cilit do të sigu-
rohen nga ana e Kishës
dhe e stafit përkatës.
Ky është vetëm fillimi
i një përpjekje, që do
vazhdojë për sa kohë do
të zgjasë kriza humani-
tare. Kujtojmë këtu, se
po kjo Zyrë e Kishës Or
thodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, me po
këta partnerë ndërko-
mbëtarë, nga tetori
1998 deri në janar
1999, kishte realizuar
një program ndihme
për të ardhurit e deri-
atëhershëm nga Ko
sova, për dhurimin e
robave dimërore, krye-
sisht për fëmijët, me
një vlerë prej rreth 300
mijë dollarësh.
Korresp. i “Ngjalljes”