Ata që punuan për Kishën tone
Ikonom Stavrofor Aristotel Strato
Ikonom Stavrofor At
Aristotel Strato (Papa
Teli), i biri i Stavros dhe
i Anës, ka lindur më 18
shkurt 1881 në Hllomo
të Pogonit të Gjiro-
kastrës. Shkollën fillore
e bëri në fshtin e lindjes
dhe në moshën 11-vjeça-
re vajti në Stamboll, ku
punoi dhe vazhdoi edhe
mësimet. Mbaroi studi-
met në një shkollë fëtare
muzike, që drejtohej nga
Patrikana Ekumenike.
Nga trazirat e kohës, në
moshën 22 vjeçare u
largua nga Stambolli
për në Francë, ku punoi
në një central elektrik
dhe në një farmaci. Në
moshën 42 vjeç kthehet
në vendlindje dhe mar-
tohet. Nga kjo martesë
lindën 4 fëmijë.
Në vitin 1932, në
Durrës u hirotonis prift
nga Episkopi Visarion
për kishën e Poliçanit të
Gjirokastrës. Në Poliçan
punoi deri më 1933, se-
pse u transferua në Ça-
tistë. Aty shërbeu deri
në fund të vitit 1934 dhe
u kthye përsëri në Po-
liçan.
Nga 1939 deri 1941
punoi si prift në Sheper
| të Zagorisë dhe pas kë-
। saj kaloi si famulltar në
i kishën e Metamorfozës
j në Gjirokastër, ku me-
I shoi deri më 1942. U tra
nsferua në Kallogoranxi
të Dropullit, ku qëndroi
deri më 1944. Kudo që
punonte dallohej si or-
ganizator dhe adminis
trator shumë i mirë. Në
, vitin 1946 e caktuan Zv.
Mitropolit në Gjiroka-
stër. Në këtë detyrë pu
noi me zell të madh për
mbarëvajtjen e kishave
të rretheve Gjirokastër,
Delvinë, Përmet, Sara-
ndë dhe Himarë, që ki-
shte kjo dioqezë. Mori ti-
tullin Ikonom dhe më
1951 nga Kryesia e Ki-
shës iu dha titulli Sta
vrofor. Në këtë periudhë
u caktua dhe anëtar i
Sinodit të Shenjtë të ri,
të pas luftës.
Kur në vitin 1954 në
Gjirokastër erdhi si Epi-
skop, Hirësia e Tij Koko-
neshi, ai u largua dhe
shërbeu në Delvinë. Më
1955 me kërkesë të tij,
Kryepiskop Paisi e tra-
nsferoi prift në Mana
stirin e Zvërnecit në
Vlorë, ku meshoi deri në
fund të jetës së tij, në
tetor 1960. Aty ka ba-
shkëpunuar shumë
edhe me Papa Kozmanë
e Bestrovës.
E tërë familja e tij ka
qenë në shërbim të Ki-
shës, madje e bija ka
punuar si sekretare në
Mitropolinë e Gjiroka-
strës gjatë periudhës
1951-54. Ka qenë një
i prift i urtë e i sjellshëm,
mjaft i komunikueshëm
me besimtarët. Shërbe-
sat i kryente me një fa-
natizëm e saktësi të the-
ksuar. Duhet thënë, se
këndonte shumë bukur.
Shumë priftërinj kanë
mësuar prej tij.
K.B.