EmailFacebookKontakt

“Ka pasur përpjekje për një përdorim të shqipes në shërbesat fetare edhe para pushtimit turk”

“Kapasur përpjekje për një përdorim të shqipes
në shërbesat fetare edhe para pushtimit turh”
Vështrim i shkurtër historik mbi përkthimet fetare në Kishën Orthodhokse në Shqipëri
Hirësia e Tij JOANI,
Mitropolit i Korçës
H
istoria e përkthimeve në Kishën Or­
thodhokse është e lidhur me nevojën
shpirtërore të besimtarëve orthodhoksë.
Ka të dhëna, ndonëse jo të shumta dhe të
qarta, se ka pasur përpjekje për një për-
dorim të shqipes, qoftë edhe të pjesshëm,
në shërbesat fetare të Kishës Orthodhokse
edhe para pushtimit turk. Dokumenti më
i vjetër që kemi në këtë drejtim gjendet bre-
nda një kodiku greqisht në bibliotekën
Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me
Kjo kumtesë u mbajt në Simpoziumin e Përkthimit, organizuar nga
Shoqëria Biblike Ndërkonfensionale e Shqipërisë, që u zhvillua në nëntor
1998 në Tiranë (Botohet me Shkurtime).
format 15 x 13,5 cm, brenda Kodikut me
format 23,3 x 15,3. Me një pjesë nga
Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që
këndohet të Premten e Madhe), Himni i
Pashkës dhe urimi “Për shumë vjet, o
Kryezot”. Në shkrim përdoret alfabeti grek,
ndonëse nuk i është përshtatur mirë tin-
gujve të shqipes, kurse cilësia e përkthimit
nuk është shumë e mirë. Mendohet të jetë
i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe
kodiku. Dokumenti u zbulua në vitin 1906
nga Spiridon Llambros dhe u transkriptua
nga kleriku dhe intelektuali i shquar or-
thodhoks, peshkopi i Korçës, E. Kurila…
Nga kjo dëshmi ne mund të besojmë, se
kjo nuk është hera e parë që shqipja të jetë
përdorur në shërbesat liturgjike.
Vijon në faqen 8

VështrimishkurtërhistorikmbipërkthimetfetarenëKishënOrthodhoksenëShqipëri
(vijon nga faqja 7)
kjo nuk është hera e parë që shqipja të jetë
përdorur në shërbesat liturgjike.
Pa dyshim, që ka pasur edhe përpje-
kje të tjera. Gjuha shqipe në Kishën Ortho­
dhokse, në periudhën para turke, duhet të
jetë përdorur edhe më shumë se sa me-
ndohet. Këtë përfundim e nxjerrim nga di-
sa dëshmi për arbëreshët e Italisë, të cilët,
siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe
në fillimet e tyre vareshin nga Patrikana
e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhok-
sët e Shqipërisë dhe furnizoheshim me
priftërinj po nga kjo Patrikanë. Për she-
mbull, Marafioti (1601), duke shkruar për
arbëreshët e Kalabrisë, jep këtë dëshmi:
“Fanno gPuficij della Chiesa secondo Ivso
della loro lingua, laqual’ e molto diffërente
dell’vso latino e greco” – “I bëjnë shërbesat
e Kishës sipas përdorimit të gjuhës së tyre,
e cila është shumë e ndryshme nga përdo-
rimi i latinishtes dhe greqishtes.” Autori
nuk përmend libra, por derisa ata përdor- ‘
nin shqipen duhet të kishin patjetër edhe j
libra. Kjo do të thotë, se ata kishin sjellë ■
me vete një traditë të përdorimit të shqipes
në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të pak-
tën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV
Për shekujt XIV-XVI nuk kemi dëshmi
të shumta, ndërsa shekulli i XVII shquhet
si për një rritje të përpjekjeve, ashtu edhe
të dëshmive, për përkthimet fetare në
gjuhën shqipe në Kishën Orthodhokse. Ka
dëshmi që tregojnë se shqipja është
shkruar në Himarë në pjesën e parë të
shek. XVII.
Gjithashtu, një dëshmi tjetër, që
mendohet të jetë e shek. XVII, u gjend në
vitin 1949 në manastirin e shën Joan Vla-
dimirit, Elbasan. Sot ndodhet në Arkivin
qendror të Shtetit. Ai përbëhet nga pjesë
të ndryshme nga të katër ungjijtë. Për-
kthimi është i lirë, në të folurën e Elbasanit
dhe ka pak fjalë të huaja. Gjuha është më
arkaike se ajo e Dhaskal Todhrit ( gjysma
e dytë e shek. XVIII), dhe në të ndihet ndi-
kimi i toskërishtes. Alfabeti i përdorur
është i panjohur më parë, me 40 gërma,
me bazë glagolitike dhe është alfabeti
origjinal më i vjetër që njihet në shkrimin
e shqipes. Ai mund të jetë diçka origjinale
ose nga ndonjë traditë e humbur, për të
cilën ne nuk kemi dijeni. Ky tekst njihet
me emrin “anonimi i Elbasanit”.
…Ndërsa ^hekulli XVIII është i pasur
me dëshmi të shumta rreth përkthimeve
të teksteve fetare në Kishën Orthodhokse.
Në një gravurë të gjetur në Manastirin e
Ardenicës, e vitit 1731, ka një lutje të
shkurtër drejtuar Hyjlr ‘ -es në katër
gjuhë, greqisht, latinisht, arumanisht dhe
i shqip. Ky është teksti shqip, i shkruar me
i alfabetin grek: “Virgjin dhe Mamë eperndis
uro prë nee fajtorëte … Në gravurë kemi
datën 1731 dhe nënshkrimin hieromonake
Nektari. Bëhet fjalë për voskopojarin
Nektar Tërpo, një propogandues i zellshëm
dhe i guximshëm i besimit orthodhoks, i
cili në atë kohë ishte igumeni i Manastirit
të Ardenicës.
Në këtë shekull kemi edhe përkthimet
e ndryshme kishtare të Ikonom Konsta-
ndin Beratit, të gjetura në Kodikun e vitit
1764. Dorëshkrimi ka 152 faqe dhe në 46
faqet e para ka të përkthyera shqip me al-
fabet grek lutje të ndryshme fetare dhe
pjesë të Ungjijve të përdorur në shërbesat
liturgjike. Në faqen 106 është një alfabet
origjinal me bazë glagolitike me 37 gërma.
Alfabete me bazë glagolitike shohim edhe
në vende të tjera të Shqipërisë…
Manastiret në atë kohë ishin qendrat
kryesore të përpjekjeve për përkthime, siç
dëshmohet edhe nga dokumentat e gjetura
në manastiret e Shën Joan Vladimirit,
Elbasan dhe Shën Petrit, Vithkuq. Klerikët
e shquar orthodhoksë, episkopë, murgjër
dhe priftërinj, u përpoqën që të plotësonin
nevojën për tekste fetare në gjuhën e
popullit, të cilit i shërbenin.
Sipas dëshmisë së J. Zaviras, mitro-
politi i Durrësit Grigori kishte përkthyer
në shqip Dhiatën e Vjetër dhe të Re dhe
kishte përdorur një alfabet të shpikur nga
ai vetë (para 1772). Grigori studjoi në Vos-
kopojë, ku më vonë u bë edhe profesor i
Akademisë së saj. Ai ishte një klerik me
kulturë të gjerë dhe autor i librave të ndry-
shëm fetarë. Më 1768, mbas suprimimit të
Patrikanës së Ohrit, ai u emërua nga Patri­
kana e Stambollit, Mitropolit i Durrësit.
Ky nuk duhet ngatërruar me Grigor Kon-
standinidhin, tipografin c Shtypshkronjës
së Voskopojës. Fatkeqësisht, këto për-
kthime nuk i kemi sot, por në se kjo dëshmi
është e vërtetë, atëhere Shkrimi i Shenjtë
është përkthyer në shqip i plotë, të paktën
para vitit 1772… Gjithashtu, ia vlen të
përmendet edhe një dëshmi nga Schiro , i
cili flet për një “Anonim Epirot”, domethë-
në shqiptar nga Shqipëria, të shek XVIII,
të ungjillit të Matheut.
Theodhor Haxhifilipi, i njohur më mirë
me emrin Dhaskal Todhri, lindur në vitin
1730 dhe vdekur në vitin 1805, bëri
përkthime të shumta fetare. Edhe ai ishte
një nxënës i Akademisë së famshme të
Voskopojës. Hahni dëshmon se ai kishte
përkthyer në shqip Dhiatën e Vjetër dhe
të Re dhe liturgjinë e Shën Joan Gojartit.
Pjesa më e madhe e shkrimeve të tij u dogj
në murtajën e vitit 1827. Prej tyre shpëtoi
: vetëm Mesha e Shën Joan Gojartit, një
! pjesë shumë e rëndësishme e adhurimit
. orthodhoks dhe disa pjesë ungjijsh. Në
i përkthim, ai e ka ndjekur tekstin grek
literalisht. Alfabeti i përdorur është një
alfabet origjinal me bazë glagolitike, si ai i
Papa Totasit, ndonëse alfabetet e tyre nuk
I kanë ndonjë afërsi me njëri-tjetrin.
Ndonëse në shek. XVIII ka disa për-
pjekje për përkthime në shqip të Shkrimit
të Shenjtë dhe të shërbesave të ndryshme
fetare, duhet pasur parasysh se përhapje
e tyre ishte relativisht e kufizuar, ndoshta
; për faktin se nuk u botuan. Ndërsa për-
kthimet e shekullit XIX patën një përhapje
i dhe përdorim mjaft tëgjërë, nga që u botuan.
Vretoja dëshmon se në vitin 1814
Vangjel Meksi përktheu dhe botoi Ungjillin
sipas Matheut. Në përkthim ai përdori al­
fabetin grek. Por, për këtë botim nuk kemi
asnjë dijeni. Ne dimë se Vangjel Meksi. nga
Labova e Gjirokastrës, mbaroi së përkthy-
eri Dhiatën e Re në vitin 1821, mbas 16
muajsh të nënshkrimit të kontratës me
Shoqërinë Biblike Britanike. Ka shumë
‘ mundësi që përkthimi të jctë bërë në vitet
I 1819-1821.
…Përkthimi u bë nën mbikqyrjen e një-
rit nga peshkopët orthodhoksë shqiptarë
më të ditur dhc më të respektuar. Tra-
tativat për përkthimin filluan më herët. Në
to përfshiheshin përfaqësuesi i Shoqërisë
Biblike, Patrikana e Stambollit dhe Va­
ngjel Meksi. Në 25 tetor 1818, Dr. Robert
Pinkerton informonte Londrën: “Kam
gjetur njeriun, që unë shpresoj se është
destinuar të dhurojë bekimin e madh tek
vëllezërit e tij, duke dhënë te ata Dhiatën
e Re në gjuhën e tyre. Emri i tij është Va­
ngjel Meksi… Ai është shumë i njohur në
Patrikanën e Konstandinopojës, c cila… më
ka premtuar të dërgojë një ose dy klerikë
të aftë në gjuhën shqipe, me qëllim për të
ndihmuar Dr. Meksin në punën e tij, dhe
për ta bërë përkthimin sa më të përsosur
që të jetë e mundur.”
Kur Vangjel Meksi vdiq (viti 1823), pu-
nën e tij e vazhdoi një tjetër klerik shqiptar,
shumë i ditur dhe i nderuar, peshkop Gri­
gor Gjirokastriti, i cili e korigjoi, e redaktoi
dhe e botoi përkthimin e tij. Botimi i Ungji­
llit të Matheut pa dritë në Korfuz në vitin
1824 dhe në vitin 1827, po në Korfuz, u
botua e tërë Dhiata e Re… Përkthimi është
në labërisht dhe nga pikëpamja e inter-
pretimit orthodhoks është mjaft i saktë, gjë
që tregon kujdesin e madh dhe përgatitjen
e mirë teologjike të peshkopit mbikqyrës.
Më vonë episkopin e ditur Grigor e shohim
të emëruar Mitropolit të Athinës.
(vijon në numrin e ardhshëm)