EmailFacebookKontakt

Përlufteshës Gjenerale

PERLUFTESHES GJENERALE
Perandoria Bizantine
gjatë kohës së Perando-
rit Heraklio (610-641),
njohu shumë armiq. Në
lindje persët pushtuan
Kapadokinë, Armeninë
e Sirinë, ndërsa në vitin
614 rrethuan Jeruzale-
min. Mbas njëzet ditë
rrethimi, qyteti ra në
duart e tyre. Ata filluan
të grabisnin e të plaçki-
tnin. Gjashtëdhjetë mijë
të krishterë u vranë du­
ke luftuar. U grabitën të
gjitha thesaret e çmuara
të kishave dhe shumë
vetë u zunë robër. Në
ikje e sipër morën edhe
Kryqin e Nderuar të
Krishtit, që ruhej në Je-
ruzalem, duke i marrë
Perandorisë Bizantine
thesarin më të çmuar.
Gjithashtu, në vitin
617 avarët e sllavët pu­
shtuan shumë toka. Për-
ballë kësaj gjendjeje të
vështirë Heraklio, në
619, i rënë në një pesimi-
zëm të thellë, donte ta
braktiste perandorinë.
Por, Patriku Sergji, duke
i dhënë atij kurajo, shiti
të gjitha thesaret e ki­
shave e me paratë e fitu-
ara u përgatit ushtria.
Qëllimi ishte, që me çdo
sakrificë duhej të rime-
rrnin Kryqin e Nderuar
dhe njëkohësisht të çli-
ronin robërit e krishterë
e qytetin e Shenjtë të
Jeruzalemit.
Në vitin 619 Heraklio
bëri marrëveshje paqeje
me avarët e pas kësaj, u
vu në krye të ushtrisë në
luftën kundër persëve.
Në ceremoninë zyrtare
që u bë në kishën e Shën
Sofisë, më 5 prill 622,
ditë që përkonte me të
Hënën e Pashkës, u lu-
tën më Zotin që të mbë-
shteste qytetin dhe bijtë
e tij të mitur, nën mbro-
jtjen e Hyjlindëses. Por,
ndërsa perandori ndër-
mori beteja fitimtare ndaj
persëve, një rrezik i
madh e kërcënonte ven­
din. Avarët, duke shke-
lur marrëveshjen, në
626 sulmojnë papritur
Konstandinopojën, nga
toka e deti, duke refu-
zuar çdo marrëveshje.
Të gjithë, të mëdhenj
c të vegjël i luteshin Zotit,
duke u përpjckur me ç’të
mundin për të mbrojtur
qytetin. Patriku Sergji
me ikonën e Hyjlindëses
në duar frymëzoi të pa-
ktit, por heronj mbrojtës
të qytetit. Të gjithë kër-
konin ndërmjetimet e
Hyjlindëses, “Përlufte-
shës Gjenerale”, në lu-
ftën e pabarabartë e su-
Imet zmbrapseshin. Pa­
pritur, një furtunë e fo-
rtë i mbyti anijet armike
në det. Pas kësaj, udhë-
heqësi i avarëve, me turp
liroi rrethimin e u largua
me flotën e mbetur. Mre-
kullia që të gjithë e pris-
nin tashmë ishte bërë
realitet. Hyjlindësja
kishte shpëtuar qytetin.
Banorët e Konstandino-
pojës u grumbulluan në
kishën e Shën Marisë në
Vllahernë, ku në shenjë
mirënjohjeje e shpresta-
rie psalën pa u ulur him-
nin falenderues të Hyjli-
ndëses që u bë atë natë.
Përlufteshës G’jenerale,
këngët mundëse
Si falenderim që u
shpërbleua prej
tmerreue.
Qyteti yt po të
përshhruaj o
Virgjëreshë
Po sikundër he fuqi të
paluftuarshme
Prej ç’farëdo rreziqesh
shpëtomë,
Që të të thërras
“Gëzohu. o nuse e
panusëruar”
Ky himn, së bashku
me disa tropare të tjera,
si dhe gjithë përshë-
ndetjet e Hyjlindëses që
ishin bërë deri më atë
kohë u quajtën “Himni
Akathist” (sepse u psal
në këmbë). Ky himn kë-
ndohet në të 5 të pre-
mtet e Kreshmëve të
Mëdha.
Andrea Llukani
Shën Maria e Himnit Akathist është ikona
më e vjetër e Hyjlindëses në Malin e Shenjtë dhe
përbën bekim të veçantë në Manastirin e Shën
Dionisiut. E punuar aq bukur, thuhet, sipas
traditës, se është bërë nga duart e Ungjillorit
Lluka, me material parafinë, u ruajt deri në
ditët tona. Eshtë një nga ato ikonat e vogla, që
përsëri sipas traditës, uetë Ungjillori ua dha të
krishterëve për kujtimin e Hyjlindëses.
Gjatë vizitës së Shën Dionisiut në Trape-
zunta më 1375, atëherë kur perandori Aleksi i
III Komnini bashkë me gjërat e tjera i dhuroi
edhe këtë thesar të çmuar për Manastirin, ku
qëndron deri më sot në një paraklis, që mban
emrin e saj, në të cilin kryhet çdo ditë Liturgji
Hyjnore. Nëpër festat e mëdha dhe gjatë ditës
së festës së saj, ikonën e çojnë në katedrale, ku
vendoset në një fron të stolisur e të ndritshëm.
X _______________________________________________ J