EmailFacebookKontakt

Kreshma e Pashkës dhe Java e Madhe

Kreshma e Pashkës
dhe Java e Madhe

N
ë secilën nga ditët e
javës së Madhe të
Pashkës, Kisha jonë kre-
mton ngjarje të shënuara
për të gjithë krishtërimin,
të cilave u kushtohen edhe
Himnet e Shenjta.
Gjatë kësaj jave, përveç
kreshmimit dhe lutjeve, të
krishterët duhct të ndje-
kin edhe Shërbesat e She­
njta, gjatë të cilave lexo-
hen Ungjijtë, si dhe mjaft
profeci nga Dhiata e Vje-
tër. Himnet e psalmet e
këtyre shërbesave janë
nga më të bukurat e him-
nografisë orthodhokse.
Kështu:
T ë H ë n ë n e Madhe
kremtojmë Josifin e drej-
të, si prototip të lisuit. Gji-
thashtu, një temë tjetër e
kësaj të kremteje, është
edhe ajo e drurit të fikut,
që nuk kishte fruta dhe u
dënua me tharje.
Të Martën e Madhe,
kremtojmë virgjëreshat e
ditura, të cilat ishin në ga-
dishmëri për të pritur Zotin.
Të Mërkurën e Madhe
kremtohet pendimi i gru-
as mëkatare, e cila lan kë-
mbët e Krishtit me lotët e
saj.
Të Enjten e Madhe vë-
mendja e Kishës sonë
kthehet në katër tema qe-
ndrore: Larja e këmbëve
të nxënësve të Tij nga
Krishti, Darka Mistike,
dhënia e mistereve të
Eukaristisë Hyjnore, lutja
e Zotit drejtuar Atit, si dhe
tradhëtia e Krishtit nga
Juda. Por, tema qendrore
është Darka Mistike. (Në
këtë kujtim të saj mund të
pimë verë).
Të Premten e Madhe
kujtojmë vuajtjet e Zotit.
Gjatë shërbesës lexohen
12 Ungjijtë.Pas leximit të
Ungjillit të 6-të nxirret
Krishti me madhështi nga
Hierorja dhe vendoset në
mesin e kishës i kryqë-
zuar. Theksojmë këtu, se
gjatë kësaj dite vendoset
edhe Epitafi.
Të Shtunën e Madhe
kujtojmë zbritjen e Zotit
në ferr. Psalen vajtimet që
janë tropare shumë të bu-
kura dhe në fundin e kë-
saj ceremonie del Epitafi,
në kujtim të varrosjes së
Krishtit.
Gjatë gjithë periudhës
së Javës së Madhe, si rre-
gull duhet ngrënë gjellë
pa vaj, por, me që ka nje-
rëz që punojnë dhe nuk e
kanë këtë mundësi, të
paktën kjo duhet bërë të
Mërkurën dhe të Premten
e Madhe.
Të Dielën e Pashkës
kremtojmë “Ngjalljen e
Krishtit”, duke festuar
fitoren e Tij mbi vdekjen.
Eshtë e kremtja më e
rëndësishme e Kishës. Në
të Dielën e Pashkës, të
krishterët duhet të ma-
rrin Kungimin e Shenjtë
(për të cilin janë përgati-
i tur nëpërmjet kreshmi­
mit trupor e shpirtëror). E
theksojmë, se duhet që-
ndruar deri në përfundi-
min e Liturgjisë Hyjnore,
për të marrë bekimin e
madh. Nuk duhet të ndo-
dhë siç e bëjnë disa, të
cilët nga mosdija largohen
menjëherë sapo ndezin
llambadën dhe shkojnë
nëpër shtëpitë e tyre për
të ngrënë darkën e
Pashkës. Të mos bëhet,
pra, ashtu siç thotë psa-
Imi 68. “Le të ngrihet
Perëndia dhe le të shpër-
ndahen armiqtë e Tij dhe
le të ikin prej faqes së Tij,
ata që i kanë mëri.” E
mbas këtij vargu kemi
edhe një tropar tjetër të
psalmit që i përket shpre-
sëtarëve. “Kjo është dita
që ka bërë Zoti, le të nga-
zëllohemi dhe le të dë-
frejmë në atë.”
Që nga e Diela e Pa-
shkës e deri në të Dielën
e Thomait lejohet të hamë
gjithçka, sepse çdo ditë e
kësaj jave konsiderohet si
të jetë ditë Pashke, pra-
ndaj quhet edhe “Java e
Ndritshme”. Kjo duket
qartë edhe në sinaksarian
e çdo dite, ku përveç she-
njtorit të ditës thuhet
edhe vargu: “Sot, në të Di-
elën e Pashkës”.