EmailFacebookKontakt

Vëzhgim – Pse “harrohet” emri orthodhoks?

Vëzhgim
Pse “harrohet” emri orthodhoks?
Kur flitet për trashëgi-
minë historike të Kishës
sonë Orthodhokse, në
faqe gazetash a leksione
seminaresh, shpesh të
bën përshtypje munge-
sa e një fjale – e asaj që
është më thelbësore – e
fjalës “Orthodhoks”.
Bëhen simpoziume
për Voskopojën e kishat
e saj; flitet për muzikën
tonë kishtare që nga Jo­
an Kukuzeli etj., hapen
ekspozita e bëhen semi-
nare për ikonat e mre-
kullueshme të kishave
tona, por nga folësit nuk
shkohet përtej fjalës
bizantine (dhe ajo e thë-
në me gjysmë zëri).
Edhe kur me këto perla
kulturore, të krijuara
nga besimi i thellë or­
thodhoks, përfaqësohet
vendi ynë përpara botës,
sërish “harrohet”…
Nuk është “faji” i Ko-
munitetit Orthodhoks,
që shumica e shqiptarë-
ve, para pushtimit turk,
i përkisnin Orthodhok-
sisë. Nuk është as “faji”
i tij, që besimi i thellë tek
Perëndia i bëri ikono-
grafët e arkitektët or-
thodhoksë (shpesh prif-
tërinj a murgj, si Onufri,
Shpataraku etj.), të linin
kryevepra, me të cilat
mburret Shqipëria dhe
dëshmohet kultura e saj
të vjetër dhe e fuqishme,
krahas popujve të tjerë
të Ballkanit e të Evropës.
Ndaj, nuk duhet lënë
që disa sulme ndaj Ki-
shës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë,
nga disa persona të dy-
shimtë për formimin
dhe synimet e tyre, të na
impresionojnë, aq sa të
kemi “frikë” të përme-
ndim të vërtetën. Atë që
i pret rrënjët vetes, të
tjerët e përbuzin dhe
historia e mbulon me
vellon e harresës.
Korresp. i “Ngjalljes”