EmailFacebookKontakt

Mbrojtja e trashëgimisë orthodhokse është detyrë e të gjithë besimtarëve

Mbrojtja e trashëgimisë
orthodhokse është detyrë e
të gjithë besimtarëve
– Fshatarët e Lugarit nuk lejojnë që të grabitet

N
ë 3 mars, në Lugar të
Gjirokastër, u krye
një vjedhje në kishën e
fshatit. Në mesnatë, tre
persona, të cilët me sa
duket kishin përvojë në
veprime të tilla, hynë në
kishën e fshatit dhe gra-
bitën çdo gjë me vlerë që
kishte aty. Të diktuar, në
ndjekje të tyre u vu i gjithë
fshati, i cili është kon-
frontuar me hajdutët. Më
pas, ka ndërhyrë edhe po-
licia, duke arrestuar dy
nga grabitësit dhe është në
kërkim të tjetrit, që është
identifikuar, si dhe rikupe-
roi gjithë gjërat e vjedhura.
Në vitet e fundit, ngja-
rje të tilla kanë qenë të
shpeshta, por në këtë rast,
reagimi ishte ndryshe.
Sepse, mjaft herë ato janë
shoqëruar nga apatia për
t’i ndaluar ose zbuluar, jo
vetëm nga ana e poli-
cisë, por edhe e banorë-
ve. Madje, ç’ka është më
shqetësuese, një apati e
tillë, një frikë për të për-
balluar ata që dhunojnë
vendet e shenjta, ndodh
të konstatohet edhe në
ditën me diell: Njerëz të
pandërgjegjshëm zap-
tojnë trojet e Kishës apo
cënojnë pronën e saj dhe
ata që duhet të ngrene
zërin, të çohen në këmbë
për t’i mbrojtur, kthejnë
kokën në anën tjetër e
mbyllin sytë. Le të ma-
rrin sadopak shembull
nga banorët e Lugarit!
Ata nuk menduan rrezi-
kun që sillte konfron-
timi me keqbërësit, por
vetëm detyrën si besim-
tarë për të mbrojtur
Shtëpinë e Perëndisë.
(Koresp. i “Ngjalljes”)