EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Çekisë dhe e Sllovakisë – Autoqefale

Kisha
Orthodhokse
e Çekisë dhe
e Sllovakisë –
Autoqefale
Në çdo Liturgji Hyjnore, çdo
primat orthodhoks, si edhe
Kryepiskopi Anastas përmend
emrat e të gjithë primatëve të
tjerë të Patrikanave dhe Ki-
shave Autoqefale, si simbol i
unitetit të Kishave Orthodho­
kse të botës. Kohët e fundit, kë-
tyre emrave i është shtuar edhe
ai i Fortlumturisë së tij, Doro-
theut të Pragës. Që nga 27 gu-
shti i kaluar, me Tomosin e nxje-
rrë nga Patriku Vartholomeu I
dhe Sinodi i Shenjtë i Patrika-
nës Ekumenike, Kisha Ortho­
dhokse e Çekisë dhe e Sllova-
kisë është shpalluar Autoqefale.
Kjo Kishë u themelua në
shekullin e IX nga shenjtorët
Kirilli dhe Metodi, ndërsa që
nga viti 1923 ishte autonome.
Sinodi i Shenjtë përbëhet
nga dy pjesë: nga Mitropolia e
Çekisë, me kryetar Kryepisko-
pin e Pragës dhe gjithë Çekisë,
Fortlumturinë e Tij Dorotheun
dhe nga Mitropolia e Sllovaki-
së, me kryetar Episkopin e Pre-
shovit, Hirësinë e Tij Nikolaos.
Gjithashtu, kjo Kishë ka dhe
Episkopatën e Mihalovës dhe
atë të Olomucit e Bërnos.
Kisha Orthodhokse Autoqe­
fale e-Çekisë dhe e Sllovakisë
ka rreth 150 mijë besimtarë
dhe 130 enori. Në Preshev, në
universitet ka edhe një Fakul-
tet Teologjik, ndërsa në Pragë
funksionin shkolla fetare “Shën
Kirilli dhe Metodi”. Kisha ka dhe
disa organe periodike shtypi në
gjuhët çeke e sllovake