Britani e Madhe
Kolokuium universitar
për Orthodhoksinë
Në Kolegjin Shën Edmundi të
Universitetit të Kembrixhit u
mbajt një kolokuium, në përga-
titje të hapjes pranë këtij uni-
versiteti me famë botërore, të një
instituti për studimin e Krishtë-
rimit Orthodhoks. Përfaqësia or
thodhokse, që drejtohej nga epi
skopi Vasil, i dioqezës së Patrika-
nës së Moskës në Britaninë e
Madhe, dialogoi me përgjegjësit
e fakultetit të teologjisë dhe fe-
deratës teologjike të Universite
tit të Kembrixhit.
Ngritja e këtij instituti do
krijojë mundësinë e formimit
teologjik solid, në gjuhën angle-
ze, të klerikëve të ardhshëm dhe
laikëve, duke pasur në gjirin e tij
edhe nxënës joorthodhoksë, që
duan të njohin spiritualitetin
orthodhoks. Instituti do të ketë
edhe një kishë të vogël.