EmailFacebookKontakt

Anamnesis (Kujtimi)

“KZ/i i · e rë
ANAMNESIS
(KUJTIMI)
Fjala e Kryepiskopit, Prof. Dr. Anastasit, në Asamblenë e 8-të,
të Këshillit Botëror të Kishave
1 Duke kremtuar në rrafshnaltën e Ha-
-*· rares pesëdhjetëvjetorin e Këshillit
Botëror të Kishave, sjellim ndër mend një
rrugë plot peripeci të të krishterëve në
fundin e mijëvjeçarit të dytë. Mbledhje,
takime të shumëllojshme, veprimtari,
përpjekje; suksese e dështime, entusia-
zëm dhe zhgënjim. Por, kryesisht, rrugë.
Me mund dhe dhimbje. Me vizion dhe
aspiratë. Dhe tani, një ndalesë për auto-
kritikë dhe angazhim të ri.
Mijëra njerëz nga çdo racë dhe tradi-
të kulturore, që përfaqësojnë qindra ba-
shkësi të krishtera, miliona shpirtra nga
e gjithëbota, jemi mbledhur në këtë vend.
Dhe të gjithë ne këtu na lidh një element
ipërbashkët: një sërë kujtimesh për ngja­
rje mahnitëse. Por, kryesisht një Kujtim
përcaktues, që ka qenë rrënja kryesore e
të gjithë të tjerave.
Një rikujtim i thjeshtë i temave të
Ansambleve të mëparshme* zbulon ku-
shtet, pikënisjen shpirtërore, por edhe
dëshirat e të kërkuarit. Gjatë këtyre ditë-
ve do të risjellim në kujtesë shumë aspe-
kte të kësaj rruge plot peripeci, me pre-
dizpozicionin lavdërues për bamirësitë e
Perëndisë dhe, njëkohësisht, me përpjekje
pendimi për gabimet dhe mangësitë tona.
Do të kujtojmë boshtet, mbi të cilat lëvizi
mendimi ynë në Ansambletë e mëpar-
shme: lisu Krishti, Shpirti i Shenjtë, Nje-
riu, Perëndia; Parregullsia, Shpresa, Dri-
ta, Jeta, Liria, Uniteti, Përtëritja; Bota, i
gjithë Krijimi, “të Gjitha”.
Por, ky Jubile i K.B.K. hapet automa-
tikisht në një rreth të dytë të madh: Në
rrugën e Kishës gjatë dy mijëvjeçarëve,
me tërë praninë e saj transformuese, por
edhe me peripesitë e saj të tmerrshme.
Kjo histori nuk është një e kaluar e hu-
mbur. Por është nënvetëdija e asaj që po
jetojmë sot. Çka jemi tani, është përcak-
tuar nga ajo që ka ndodhur gjatë 20 she-
kujve që kaluan. Një bashkësi pa kujtesë
ose me kujtesë të çrregullt është diçka
problematike dhe e brishtë.
Por, edhe ky cikël i dytë kujtimesh rre-
thohet nga një i tretë, me përmasa gji-
gante, që përqafon gjithë hapësirën dhe
kohën, mbarë botën, në sajë të të cilit ek-
zistojnë edhe dy të parët. Kisha, në më-
nyrë të qëndrueshme, mbetet bashkësia
që kujton: se, që nga krijimi i gjithësisë,

brenda rrjedhës së shekujve, Perëndia e
ka udhëhequr, e ka mbrojtur, e ka bekuar
njerëzimin, duke zgjedhur individë ose
grupe që u mbështetën krejtësisht tek Ai.
“ Në mend më bien veprat e Zotit; i kujtoj
mrekullitë e tua qysh prej fillimit” (Psalm
76:11). Ajo kujton me mirënjohje dhe, du­
ke u kujtuar, merr fuqi dhe frymëzim: “Le
të të bjerë ndër mend se çfarë ka bërë Zoti,
Perëndia yt” (Deuter. 7:18), ishte porosia
e Perëndisë ndaj popullit të Tij, kur e
udhëhoqi nga robëria në liri. Kjo Ngjarje
pashke mori më vonë, rië personin e
Krishtit, një kuptim të ri, një perspektivë
dhe dinamikë të re.
H E gjithë kjo radhë kujtimesh, përfu-
ndimisht çon në Kujtimin themelor,
i cili përcakton identitetin tonë të krishterë:
Kujtimin e ndërhyrjes mahnitëse të Pe-
rëndisë në jetën e njerëzimit. Të kujtuarit
me besim dhe përkushtim i Ekonomisë
së Perëndisë më Krishtin me anën e
Shpirtit të Shenjtë, përcakton vetëdijen
tonë. Që këtej nisen dhe marrin kuptimin –
e tyre të gjitha të tjerat.
E dimë se të kujtuarit është një me-
kanizëm bazë psikologjik, një funksion
kompleks që lidhet me vetëdijen njerëzore
dhe shëndetin e personit njerëzor. Përgji-
thësisht, ai mund të dobësohet ose të bë-
het më intensiv. Në rastin e parë bie në
një rikujtim të thjeshtë, të zbehtë, të një
të kaluare të largët. Në të dytin bëhet kuj-
tesë e fuqishme, që e bën të kaluarën të
tashme dhe që përcakton me vendosmëri
të ardhmen. E tërë kultura njerëzore, e
tërë dija e fituar, është mbështetur në
mundësinë e organizimit dhe vlerësimit
të kujtesës.
Çrregullimi, humbja e kujtesës sjell
një shembje më të përgjithshme të per­
sonalitetit. Më kujtohet rasti i një pedago-
gu të shquar në Universitetin e Athinës,
kujtesa e të cilit u traumatizua rëndë pas
një aksidenti. Kur takonte miqtë e tij, i
ishte bërë zakon të thoshte: “E dini, unë
jam profesor S., i cili ka qënë një nga peda-
gogët më të mirë të universitit”. Dukej
qartë se ai ndodhej në rënie të plotë. Kur
dikush humb aftësinë e të kujtuarit, ndo-
dhet në një krizë të tmerrshme. Shpesh,
shumë nga ne të krishterët, si dhe shumë
bashkësi të krishtera, duke humbur kuj­
timin e gjallë të vetëdijes së krishterë ose
qoftë, duke e patur tepër të dobësuar fu-
qinë e kujtuarit, ngjajmë me individë ose
grupe problematike.
3
Mbështetja, mbi të cilën qëndrojmë të
palëkundur, mbetet Kujtimi i veprës
shpërblyese të Krishtit, e cila përshkon
qenien tonë dhe vazhdimisht e transfor-
mon atë. Kujtimi i Kishës nuk është një
funskion i thjeshtë mendor. Eshtë veprim.
Ka një spektër pakrahasueshmërisht më
të gjerë, që përfshin elementin mendor
dhe e bën atë ekzistencial, ngjarje perso­
nate. Si pjesëtarë të bashkësisë eukaris-
tike, sjellim përsëri në kujtesë, në ndër-

– Gëzohuni në s resë”
gjegjen tonë, në të sotmen, Ekonominë e
Perëndisë më Krishtin me anën e Shpirtit
të Shenjtë, Trupëzimin, Kryqëzimin,
Ngjalljen e Krishtit, Ngjitjen e Tij në qiell,
Pesëdhjetoren. Këto i jetojmë. Marrim
pjesë në to. Dhe kjo gjë nuk kryhet me
mundësitë tona njerëzore, por me hirin e
Shpirtit të Shenjtë, energjinë e pakrijuar
të Perëndisë, energji e cila kryen misteret.
“Këtë bëni për të më kujtuar mua”
^ Ky Kujtim kryhet me larminë më të
* madhe të formave, në raport me tra-
ditat e ndryshme brenda kuadrit kulturor
të popujve të Rruzullit. Para disa vitesh,
një të diel u ndodha në një katedrale në
shkëlqyer të Evropës Lindore, e cila sapo
i ishte kthyer Kishës pas persekutimit.
Ishte një Liturgji tronditëse, me bukuri
dhe pasuri impresionuese. Pas Kungatës
hyjnore, i ulur në një cep, solla ndër mend
Krishtin, Krijuesin dhe Shpëtimtarin e
botës. Kështu, lirohemi nga çdo formë
robërimi pas pasurisë ose varfërisë sonë,
pas lavdisë ose padukshmërisë sonë, nga
guacka jonë egoiste, e vogël ose e madhe.
Kujtimi na lidh esencialisht me botën,
na vendos në qendër të ecjes së botës, të
dhimbjeve të saj, të kërkimeve të saj më
të thella. Dhe na kujton se vepra e shpë-
timit e Krishtit përfshin mbarë botën,
Në foto: Kryepiskopi Anastas duke fohir në Asamblcnë e Kësh 1 lit Botëror të Kishave dhc pamje e sallës ku u zhvilluan punimet
(Lluk. 22:20,1 Korint. 11:24), kishte poro-
situr Zoti “atë natë që do të jepej” (I Ko­
rint. 11:23). Energjia e vazhdueshme hyj­
nore arrin kulmin në misterin e Eukaris-
tisë së perëndishme, që për njëzet shekuj
formon boshtin e jetës adhuruese të të
krishterëve. Në gjuhën e liturgjisë, termi
“kujtim” përcakton bërthamën e Anaforës
Eukaristike.
Të kujtuarit është një unitet më i gje-
rë; duke filluar me leximin e fjalëve të
Krishtit, “merrni hani, ky është trupi im”
(Matt. 26:26 si dhe Mark. 14:23,1 Korint.
11:24), “pini prej këtij të gjithë; ky është
gjaku im i dhjatës së re” (Matt. 26:27),
vazhdon me blatimin, thirrjen e Shpirtit
të Shenjtë, arrin kulmin me shenjtërimin
e Dhuratave të Nderuara me fuqinë e
Shpirtit të Shenjtë, që të përfundojë me
Kungatën hyjnore, dhe të bëhet një
ngjarje personale. Kështu, Kujtimi bëhet
një kthesë e pandërprerë, dinamike drejt
Perëndisë Triadik, burimin e ekzistencës;
jashtëqendërsi më Krishtin, pranim i
Shpirtit të Shenjtë, orientim që u jep
kuptim jetës dhe ecjes sonë në hapësirë
dhe- në kohë. Me përtëritjen e këtij
Kujtimi, Kisha ruan vitalitetin dhe të
vërtetën e saj.
Liturgjinë që kisha përjetuar para pak
kohësh në një kasolle të varfër, me çati
prej kashte dhe dysheme prej balte, të një
fshati malor afrikan. Dhe pyeta veten: Ku
vallë ndjehet më i rehatshëm Krishti? Aty
apo këtu? Ku është më autentik Kujtimi
i Tij? Dhe përgjigja nuk vonoi të vinte:
Edhe aty, edhe këtu. Sepse, me gjithë da-
llimet e jashtme, elementi thelbësor, ai
që përcakton esencën e ngjarjeve, në të
dyja rastet është i njëjtë: Prania e mis-
tershme e Krishtit, pjesëmarrja jonë tek
Trupi dhe Gjaku i Tij. Kulmi, ku arrijnë
besimtarët, është i njëjtë: Kujtimi i ngjar-
jes unikale, i boshtit të Historisë botërore
dhe përjetimi i saj.
5
Duke jetuar Kujtimin, duke kryer Eu-
karistinë e perëndishme, në skajet e
varfra të një qyteti të madh, në një kishë
të Shqipërisë, të kthyer në gërmadhë nga
persekutimi fetar absolut ose në një kishë
katedrale madhështore, ne besimtarët
pushojmë së qeni të veçuar në hapësirën
tonë konkrete, të ngushtë ose më tepër
komode. Kalojmë në epiqendrën e ndo-
dhive më thelbësore, që kanë të bëjnë me
tërë rruzullin. Jetojmë në qendër të His-
torisë së botës, përderisa bashkohemi me
përqafon gjithësinë: qiellin dhe tokën, të
gjitha. Kisha, “e cila është trupi i tij, të
mbushurit e atij që i mbush të gjitha me
të gjitha” (Efes. 1:23), nuk mund të mby-
llet në vetvete dhe të interesohet vetëm
për vete. Ajo rron “për mbarë botën”. Me
lutjen, mesazhin, interesimin e saj, ajo
përqafon të gjitha dhimbjet e njerëzimit:
shfrytëzimin e individëve ose grupeve,
shtypjen e shumëllojshme të grave dhe
fëmijëve, konfliktet luftarake në vende të
ndryshme, krizën ekonomike mbarëbo-
tërore dhe padrejtësinë, si dhe kërcëni-
met ekologjike në rritje. Ajo ofron Dhuratat
e Nderuara “në të gjitha e për të gjitha”.
6
Natyrisht, gjithnjë dhe kudo ekziston
një rrezik i madh: Të bëhet kujtimi një
ceremoni e thjeshtë, e shkëputur nga jeta,
nga veprimi i përditshëm, nga planifikimi
ynë më i gjerë. Shpesh marrim pjesë në
Liturgjinë hyjnore, por megjithatë padrej-
tësia vazhdon, pasionet e errëta vazhdoj-
në të na komandojnë, egoizmi të na për-
caktojë jetën. Kujtimi nuk vepron me një
mënyrë magjike. Ai duhet të ketë një për-
zgjatim të vazhdueshëm brenda jetës, ta
bëjë atë të frytshme, të rrezatojë në sjell-
Vijon nc faqen 8

Fjala e Kryepiskopit,
Prof. Dr. Anastasit, në Asamblenë e 8-të
të Këshillit Botëror të Kishave
Vijon nga faqja 7
jen tonë, të ofrojë kriteret në planet tona,
të ndriçojë vendimet tona, të mbështesë
veprimet tona. Të gjithë sa marrim pjesë
ndërgjegjësisht në Liturgjinë hyjnore, në
të kujtuarit e Kryqit dhe të Ngjalljes së
Krishtit, duhet të kthehemi tek e përdit-
shmja, për të vazhduar një Liturgji të një
lloji tjetër, “një Liturgji pas Liturgjisë hyj­
nore” (shprehje kodike që kishim propozu-
ar në vitin 1975 në Exmiaxin të Kenias),
mbi altarin e përdit-
shëm të përgjegjësive
dhe punës sonë indivi­
dual, për të kryer de-
tyrën tonë në lokalen,
duke e vështruar atë në
një perspektivë të për-
botshme.
Të gjitha ato që shqe-
tësojnë njerëzimin sot,
në këtë periudhë të re të
Globalizimit, të gjitha sa
na preokupojnë në Lëvi-
zjen Ekumenike, ndri-
çohen nga ky Kujtim pa-
rësor me një dritë tjetër
– me dritën e së vërtetës,
të dashurisë dhe të fli-
jimit të Krishtit. Me një
optimizëm të qetë, siç e
përcaktojnë Lumurimet
Kryqi prej druri të gdhendur, 4.5 metra
i lartë, me pamjen e Kontuientit Afrikan
në të, ngritur në mjediset e Asamblesë.
e Tij (Matt. 5:3-12). Me vendimin për
shërbesë flijuese, pa ankthin se do të
bëhemi shumicë, pa synim për pushtet në
këtë botë.
Të kujtuarit ka një dinamikë pende-
se, pastrimi. Komplekse të ndryshme na
shtyjnë drejt një sjelljeje konvecionale, në
mendjemadhësi, në hipokrizi, drejt
synimeve egocentrike të shumëllojshme.
Të kujtuarit na risjell tek thelbësorja, tek
e vërteta. Pa bindje absolute tek vullneti
i Perëndisë, pa gatishmëri për sakrificë,
pa pastërtinë e zemrës, pa dashuri të
painteres dhe të guximshme, humbet
veçoria dalluese e të krishterëve.
Në Lëvizjen Ekumenike shpesh
rrëmbehemi nga një rrymë e tillë. Flqsim
për një sërë gjërash, duke harruar eleme­
ntin thelbësor të identitetit tonë: përjeti-
min e të kujtuarit me sigurinë se fuqia
jonë nuk buron nga planet tona dhe nga
vendimet tona, por gjendet në atë që Perë-
ndia vepron dhe si vepron tek ne me anën
e Kighës së Tij. Ndryshim i të menduarit,
ndryshim i të jetuarit, kthesë për tek
Perëndia, do të thotë përtëritje mbi bazën
e modelit unik dhe të përjetshëm, që na
ka lënë Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur.
Kur përcaktojmë programet tona, pikë-
nisja, pika e qëndrueshme e referimit,
nuk mund të jetë tjetër v Kujtimit, pika
kulmore e dashurisë së Perëndisë ndaj
botës. Përjetimi i tij, së bashku me të gji-
tha sa e pasojnë, na bëjnë qeliza të gjalla
të Kishës, Trupit të Tij mistik. Kjo na
dallon nga të gjitha grupet e tjera njerë-
zore dhe nga organizmat njerëzore, na
pastron nga të gjitha përzierjet e tjera të
rrezikshme.
Kujtimi nuk i referohet thjesht të ha-
■ luarës. Si rivendosje në qendër të ndër-
“blatuesi dhe
gjegjes sonë e veprës së
Atij “që ishte dhe që
është dhe që vjen” (Apok.
1:8), i Përjetshëm dhe i
Pakohë, Kujtimi i
kapërcen kategoritë kla-
sike të kohës së krijuar.
“Sa herë të hani këtë
bukë edhe të pini nga kjo
kupë, vdekjen e Zotit
rrëfeni deri në atë kohë
që do të vijë” (I Korint.
11:26). “Duke kujtuar…
ardhjen e dytë dhe për-
sëri më lavdi” (Liturgjia
e Joan Goartit). Na hap
horizontin drejt fundit,
në atë që po vjen. Në
Eukaristinë, të ardh-
shmet quhen “të kryera”.
Sepse Krishti, që është
i blatuari” është edhe
përmbi vendin, edhe përmbi kohën dhe
cilësinë e evenimenteve” (Klementi i
Aleksandrisë). Na hap shpirtin drejt
fundit të botës, ku do të përmblidhen “të
gjitha më Krishtin” (Efes. 1:9-12).
* *
Kështu, të kujtuarit bëhet burim lav-
dërimi për të gjitha gjërat e mreku-
llueshme që bëri Perëndia i dashurisë
brenda historisë së botës; mirënjohjeje
“për dhurëtinë e tij të parrëfyeshme” (II
Korint. 9:15), për bamirësitë e Tij, të
njohura e të panjohura. Burim gëzimi dhe
ngazëlllimi, ndërsa marrim pjesë në
festën dhe triumfin e shenjtorëve, atyre
që përjetuan Kujtimin me gjithë qënien e
tyre. Kujtimi ofron ndriçim për të që-
ndruar me respekt dhe me dashuri të vër-
tetë para çdo njeriu dhe çdo populli, në të
gjithë rruzullin. Na jep qëndrueshmëri
për të tashmen dhe shpresë për të
ardhmen; vendosmëri për të përballuar
sfldat e reja që na dalin përpara.
Kështu, Kujtimi bëhet përtëritje, ha-
pje e ekzistencës në hapësirë dhe kohë.
Na vendos në zemrën e historisë dhe të
krijimit – që të bëhemi me të vërtetë eku-
menikë, bashkëkohorë, të përbotshëm.