EmailFacebookKontakt

Kreshmët e Pashkëve

Kreshmët e
Pashkëve

K
reshma, siç e dimë
u afirmua nga vetë
Perëndia. Në Dhiatën e
re, i pari qe Krishti ynë
që kreshmoi për 40 ditë
dhe në vazhdim filloi pre-
dikimin shpëtimtar të Tij
në tokë. Por, edhe nga
Dhiata e vjetër dimë, se
Profeti Moisi para se të
merrte 10 Porositë nga
vetë Perëndia në malin
Sina, kreshmoi për 40 di-
të. Dhe të mos harrojmë
se Adami dhe Eva, nuk
ju bindën urdhrit të Pe-
rëndisë, dhe nuk kresh-
muan, e për këtë ranë në
mëkat dhe u gjendën ja-
shtë nga Parajsa e Bekuar.
Sipas Etërve të Shenjtë
të Kishës sonë, kreshma
frenon pasionet, forcon
njeriun shpirtërisht,
nënshtron dhe dëbon de-
monët, jep pendim, ndri-
çim dhe pastërti në
shpirt.
Ne të krishterët or-
thodhoksë, me hirin e
Shpëtimtarit tonë lisu
Krisht, bashkë me gji-
thë virtytet e tjera, por
edhe me kreshmën,
mund të rifitojmë Paraj-
sën e humbur, nga këna-
qësitë e pasioneve. Ja
disa:
– Që nga e diela e Ku-
merqarit dhe e Fariseut,
ku fillon edhe Triodhi,
deri në të dielën e Plang-
prishësit, na lejohet çfa-
rëdolloj ushqimi. Edhe të
mërkurën ose të premten
hamë gjithçka.
– Që nga e diela e
Plangprishësit e deri në
të dielën e të Lidhurit të
Mishit është javë e rre-
gullt, si gjatë gjithë vitit,
d.m.th. kemi kujdes që të
mërkurën ose të premten
të mos hamë mish, pro-
dhime qumështi, vezë e
peshk.
– E diela e Ndalimit të
Mishit është dhe dita, ku
kanonet e Kishës lejojnë
të hamë mish edhe në
darkën e kësaj të diele,
sepse jemi pas Liturgjisë
Hyjnore të ngjalljes.
– Pas kësaj të diele e
deri në të dielën e Ndali­
mit të Djathit mund të
hamë prodhime qu-
mështi, vezë e peshk,
edhe të mërkurën edhe
të premten.
– Mbas kësaj të diele
është “E hëna e bardhë”,
ku fillojnë edhe kresh-
mët 40 ditëshe të Pa-
shkës. Në këtë ditë hamë
ushqim të thatë, si p.sh.
bukë, hallvasi, ullinj, sa-
llatë, qepë etj. Disa të
krishterë, zakonisht këtë
ditë nuk hanë fare, ndër-
sa disa të tjerë nuk hanë
deri të mërkurën në më-
ngjes, ku marrin edhe
kungimin e shenjtë në
Meshën e Dhuratave të
Parashenjtëruara.
Gjatë kreshmëve 40
ditëshe të Pashkës nuk
duhet të hamë mish, pro­
dhime qumështi, vezë,
peshk, por mund të ha-
më gjellë me vaj. Gjitha-
shtu, mund të hamë pro­
dhime guackore deti, si:
karkaleca, oktapodë, se-
pie etj. Vetëm të mërku-
rën dhe të premten hamë
gjellë pa vaj.
Duhet të nënvizojmë
këtu, se kreshma duhet
kuptuar drejt dhe do të
jetë mirë të këshillohemi
me Atin tonë shpirtëror,
me qëllim që të largohe-
mi nga teprimet dhe
ekzagjerimet.
Të dielën e tretë të
kreshmëve, që është e
diela e Faljes së Kryqit,
lejohet të hamë gjellë me
vaj, si dhe prodhime gu­
ackore deti, siç veprohet
edhe në të dielat e tjera
të kreshmës 40 ditëshe
të Pashkës. Nëqoftëse
kjo e dielë bie në ditën e
Ungjillëzimit të Hyjli-
ndëses, atëherë lejohet të
hamë peshk. Gjithashtu,
dita e Ungjillëzimit të
Hyjlindëses, nëqoftëse
nuk është e dielë, por bie
ditë e mërkurë ose e pre-
mte, hamë peshk.
Të Dielën e Dafinave
nuk duhet të hamë peshk,
por mund të hamë gjellë
me vaj, duke pritur dhe
u parapërgatitur për
Javën e Madhe.
Në numrin e ardh-
shëm do t’ju njohim me
kreshmimin në Javën e
Madhe.