POGRADEC –
RREZIKOHET KISHA E
SHEN PROKOPIT
– Mbi vendin e Kishës dhe varret orthodhokse
kërkohet të ngrihet një Kishë e re –
– Sërisht synohet të goditet trashëgimia
orthodhokse, siç bëri regjimi komunist, i cili
shkatërroi kishën e vjetër të pikturuar nga
Shpataraku-
Rrethi i Pogradecit është një trevë e banuar
qysh në kohët e lashta. Dëshmi e kësaj lashtësie
janë gjetjet e ndryshme arkeologjike, të cilat
faktojnë periudhat nga neoliti, bronxi, hekuri etj.
Midis shumë gjetjeve të tilla në fshatin Vërdovë
(3 km larg qytetit) janë zbuluar tuma (kodër
varre), që dëshmojnë për vendbanime të një
popullsie të lashtë prej mijëvjeçarit I – II p.k. ose
3 – 4000 vjet më parë. Këto varre janë gjetur,
pikërisht pranë kishës së Shën Prokopit. Kjo zonë
është me vlera të mëdha arkeologjike dhe fetare.
Jo rastësisht mbi këto tradita në shekullin
e VII mbas Krishtit, ngrihet një nga kishat aq të
frekuntuara nga besimtarët orthodhoskë, kisha e
Shën Prokopit. Ajo i taken stilit bizantin dhe ka
karakteristikë, se ka qenë e vendosur në pjesën
më të madhe nën tokë dhe shumë pak mbi tokë.
Si kult i fuqishëm orthodhoks, besimtarët e
frekuentonin rregullisht, duke e kthyer edhe si
vend pelegrinazhi, ashtu si dhe Shën Naumin e
Shën Marenën. Madje, ditën e parë pas Pashkëve,
besimtarët shkonin dhe festonin Ngjalljen e
Krishtit, pa përmendur kremtimin e 8 korrikut,
ditën e Shën Prokopit.
Vlerat e kësaj kishe ishin të mëdha. Iko-
nografi i njohur Kostandin Shpartaku kishte de-
rdhur atje artin e tij, për të piktuniar ikonat e kësaj
kishe. Mund të themi se një nga kryeveprat e tij,
Ikona e Krishtit (e vetmja e shpëtuar nga kjo
kishë) ndodhet e ekspozuar në Muzeun Kombëtar
të Krujës.
Në oborrin e saj janë varrosur orthodhoksë
edhe nga fshatrat e tjera përreth, si Tushemishti,
Starova, Remej, si dhe patriot! i njohur At Dhi-
mitër Misha. Vala e shkatërrimeve të objekteve
fetare të vitit 1967, nuk e kurseu as këtë kishë.
Ndonëse të survejuar nga qeveria ko-
muniste, besimtarët orthodhoksë vazhdonin të
kryenin ritualet e tyre në fshehtësi në këtë vend
të shenjtë. Dhe pse aty u ngrit shkollë ende va-
zhdonte të quhej kisha e Shën Prokopit, duke e
kujtuar me nostalgji ndërtesën dhe bukuritë e saj.
Të vegjlit mësonin, se aty dikur kishte qenë
vendi, ku prindërit dhe gjyshërit e tyre i ishin lutur
Zotit, mbase dhe për të mos harriiarr këtë vend.
Dhe tani, kur shpresa e të gjithë besimtarëve
orthodhoksë rilindi, për ta ringritur edhe njëherë
kishën e tyre të dashur, dikush i njohur apo i
panjohur, urdhëron që pikërisht aty, tek vendi i
shenjtë, të ngrihet shkolla e fshatit, duke prishur,
jo padashur, qetësinë shpirtërore të orthodhoksëve 1
pogradecarë, por edhe qetësinë e përjetshme të
atyre orthodhoksëve që prehen pranë këtij vendi.
Opinioni i besimtarëve është i shqetësuar
Zoti ndihmoftë dëshirën dhe lutjen e tyre, që kisha
të ngrihet sa më parë.
Ilir Basho, Pogradec