EmailFacebookKontakt

Kisha e re e Orikumit

Kisha e re e Orikumit
Në jugperëndim të Vlorës, rreth 20 km larg
saj, në gjirin e Pashalimanit, pranë Orikut të
Lashtë të përmbytur, shtrihet qyteza e Orikumit.
Kjo qytezë, relativisht e re ka 6-7 mijë banorë,
të cilët u përkasin tre komuniteteve fetare.
Orthodhoksit kanë fatin të kenë të parët insti-
tucionin e tyre fetar, kishën e re.
Kjo kishë, e ngritur në qendër të qytezës,
me një arkitekturë moderne e sipërfaqe të

mjaftueshme, u ndërtua nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, nën kujdesin atëror
të Kryepiskopit Anastas. Punimet mbaruan në
fund të tetorit 1998 dhe në 9 nëntor u celebrua
Liturgjia e parë Hyjnore.
Këmbanorja e Kishës, që ngrihet si një mo­
nument më vete, me lartësinë e saj sundon ho-
rizontin përreth. Tingëllima e kambanës dë-
gjohet deri tek stanet e Ravenës, Kanalit e Tra-

gjasit. Nga ajo shi-
kon edhe manas­
tirin e Shën Marisë,
një manastir shumë
i vjetër, i cili për
vlerat e tij, gjatë re-
gjimit komunist u
ruajt si monument
kulture. Vitet e fu-
ndit ai pësoi dëmti-
me të pjesshme, që
u restauruan me
kontributin e be-
simtarëve, një
shembull që i fton
të gjithë për të ndi-
hmuar me çkanë
mundësi.
At Jani Konomi
Art an Xhelili